• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një ditë pas mbylljes së mandatit presidencial, Ilir Meta merr frenat e opozitës, ja si po i përgatisin terrenin Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi

21/04/2022
in Aktualitet
A A
Një ditë pas mbylljes së mandatit presidencial, Ilir Meta merr frenat e opozitës, ja si po i përgatisin terrenin Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Që presidenti Ilir Meta do të rreshtohet në frontin opozitar kundër kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste, kjo nuk është më diçka e re.

Ajo që ende nuk dihet me siguri është nëse kreu i shtetit do të kthehet sërish nën drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim apo do të krijojë një forcë të re politike pasi në një studio televizive para disa javësh, Meta la të kuptohej se mund të krijonte një parti të re politike pasi konsideroi se vonesat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe cenimi i sovranitetit të vendit tonë nga disa ambasadorë të huaj mund ta shtyjnë që të themelojë një forcë me orientin sovranist.

Megjithatë, ajo çfarë është e rëndësishme për t’u theksuar është se presidenti do të ketë një rol drejtues në bllokun opozitar të krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI dhe bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi. Jo vetëm në deklarata, por dhe në veprimet e ndjekura nga binomi Berisha-

Kryemadhi, kuptohet se presidenti do të ketë gati rolin e tij në lidershipin opozitar pasi të përfundojë mandatin presidencial në 24 korrik.

Konventa e LSI, një ditë pasi Meta lë Presidencën

LSI ka nisur procesin e riorganizimit të saj në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm 2023. Dy ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari njoftoi se në 25 korrik 2022, do të mbahet Konventa Kombëtare e partisë.

Kjo Konventë mblidhet një ditë pasi presidenti Meta mbyll mandatin 5-vjeçar si president i Shqipërisë. Braimllari e konsideroi këtë proces si moment historik për formësimin e opozitës. Nga ana tjetër, Kryemadhi u takua në Fier me delegatët e LSI për Konventën e 25 korrikut.

Ajo theksoi se nuk mund të humbet më tepër kohë për t’u rrëzuar qeverinë socialiste. “Zgjedhjet vendore të 2023 janë çast vendimtar, për të çliruar qeverisjen e qyteteve të Shqipërisë nga politika klienteliste varfëruese.

Nuk ka kohë për të humbur. Ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës, jo të një grushti njerëzish.

Delegatët e Konventës Kombëtare të bashkisë Fier, të angazhuar për rolin që LSI si alternativë duhet të ketë në këto momente përballje me regjimin”, komentoi Kryemadhi në rrjetet sociale.

Vasili mirëpret Metën në LSI: Nuk do ekzistonim pa të

Por edhe deputeti i LSI dhe njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt gjatë viteve kur Meta drejtoi këtë forcë politike, Petrit Vasili mirëpriti rikthimin e presidentit në partinë që e themeloi vetë në vitin 2004.

Në një studio televizive, ish-ministri i Shëndetësisë deklaroi se dera e LSI është e hapur për kreun e shtetit. Ai çmoi rëndësinë e Metës për LSI duke theksuar se pa të, kjo forcë politike nuk do të ekzistonte kurrë.

Ky është një sinjal që vetë kjo parti e mirëpret ribashkimin me themeluesin e saj. “Dera e LSI është e hapur katër kanat për Ilir Metën. Është një krijesë që pa Ilir Metën nuk do të ekzistonte”, tha Vasili.

Zgjedhjet e Berishës, ish-mbështetës të LSI në degët e PD

Nga ana tjetër, ish-lideri i PD, Sali Berisha po zhvillon me shpejtësi zgjedhjet në të gjitha degët demokrate në Shqipëri. Edhe pse përflitet për proces transparent dhe garë gjithëpërfshirë nga Komisioni i Rithemelimit të PD, ka patur akuza për manipulime të listave të zgjedhësve (p.sh. në Kukës) dhe se po mënjanohen kandidatë që nuk mbështesin “Foltoren”.

Por, edhe pse Berisha ka premtuar se do t’ua kthejë PD demokratëve, duket se ish-lideri historik demokrat po mendon që t’i japë aleatit të ri Metës një pjesë të drejtimit të njësive demokrate në vend.

Santiliano Dule, kreu i ri i degës demokrate në Elbasan dhe Gazment Sallaku, kryetari i ri i PD në njësinë nr.8 në Tiranë rezultojnë se kanë bërë fushatë në të kaluarën për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sallaku mbështeste ish-kandidatin e LSI në Berat gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Ardit Çelën, kurse Dule postonte në Facebook foto në mbështetje të LSI. Ndërkohë, Berisha ka deklaruar pas zgjedhjeve të 6 marsit se Ilir Meta do të ketë një rol të rëndësishëm në drejtimin e opozitës së re dhe duket se ish-kryeministri po e mban fjalën e tij. Për të ardhmen e Ilir Metës, media dhe opinioni publik shqiptar duhet të presin datën 25 korrik.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In