• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Terr informativ nga vizita e Ramës në Turqi: Përse nuk u takua Rama me Erdoganin pas kthimit mga Azerbajxhani?!

20/04/2022
in Aktualitet
A A
Terr informativ nga vizita e Ramës në Turqi: Përse nuk u takua Rama me Erdoganin pas kthimit mga Azerbajxhani?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan duket se po lëkunden.

Vitet e fundit kryeministri Rama ka dëshmuar se ka marrëdhënie të mira me presidentin turk, ndërkohë që ky i fundit i ka qëndruar pranëShqipërisë në ditët të vështira sikundër ishte tragjedia qëshkaktoitërmeti vrastar i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia e Covid-19.

Por përtej bujarisë dhe mbështetjes, presidenti Erdogan në këmbimi i ka kërkura kryeministrit Rama që të ndërmarrë hapa konkrete për të luftuar gylenistët.Sipas tij, ky ishte një “parakusht” për miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve, porosi të cilën ia la Ramës gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë më 17 janar të këtij viti.

Erdogan kërkoi nga shteti shqiptar që para vizitës së tij që mund të zhvillojë muajin që vjen në Shqipëri, “gylenistët” që strehohen në Shqipëri dhe biznesit e tyre duhet të godine. Mirëpo, ky kusht i vendosur nga Erdogan nuk ështëpërmbushur nga Rama, çkaduket se ka ndikuar në raportet mes dy liderëve. Kjo gjë u pa qartë pak ditë më parë, teksa Rama vizitoi më 14 dhe 15 Prill Azerbajxhanin dhe Turqinë.

Por ndërsa vizita e shefit të qeverisë shqiptarë nëAzerbajxhan u pasuruar gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, nuk ndodhi e njëjta gjë me vizitën e Ramës në Turqi. Ky terr informativ, ka shtuar dyshimet se presidenti Erdogan i mbyll derën dhe nuk e priti në Stamboll, ndoshta për shkak se porosia që ai i la të parit të qeverisëshqiptare u “injorua”.

Megjithatë, edhe vetë Rama ka dhënë sinjale disa ditë pas vizitës sëErdogankëtë janar në Shqipëri, se nuk do tëgodasë “gylenistët” që strehohen nëShqipëri. Kryeministri, Edi Rama gjatë një prononcimi për mediat nga selia e PS tha se “nuk i kemi asnjë borxh”, Erdoganit dhe vetë Turqisë.

“Nuk i kemi asnjë borxh, presidentit të Turqisë dhe Turqisë, sikundër as presidenti i Turqisë dhe Republika e Turqisë nuk na kanë asnjë borxh sepse mes miqsh dhe mes një miqësie vëllazërore nuk ka asnjë borxh”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Erdogan kërkon “kokat” e “gylenistëve”

Kujtojmë se më 17 janar të këtij viti, Erdogan kërkoi nga shteti shqiptar që të ndërmarrë hapa konkrete për të luftuar gylenistët.Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë.

Ai e vuri theksin te miqësia e ngushtë mes dy vendeve dhe se Turqia e sheh vendin tonë si një partner strategjik. Por mes të tjerash, Presidenti turk kërkoi nga autoritetet shqiptare që të marrin masa ndaj organizatës terroriste FETO. Sipas tij, kjo çështje duhet të mbarojë deri në vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri.

“Fakti që FETO ende gjen vend në vendin tonë mik, e dëmton shumë vendin tonë, në periudhën përpara të merren hapa më të shpejta kundër Fetos në Shqipëri.

Anëtarët e kësaj organizate pas 5 vitesh nga grushti i shtetit vijojnë të jenë në Shqipëri, në fushën e biznesit, në fushën e arsimit dhe në fusha të tjera. Çështjen e FETO-s ne e shohim si një parakusht të vëllazërisë tonë. Ndaj nuk duhet të keni asnjë lloj dyshimi se ata me të ardhur koha do të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë.

Sa më shpejt duhet të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese dhe tinëzare.Nëse nuk veproni në kohë, tentativa si në Turqi mund të përsëriten dhe në vendin tuaj. Ne si shtet kemi paguar një kosto shumë të rëndë. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër FETO-s dhe shpresoj që kjo çështje të ketë marrë fund në vizitën time të ardhshme në Shqipëri”, u shpreh Erdogan.

Megjithatë Nuk është hera e parë që Erdogan bën këtë kërkesë. Në janar të vitit të kaluar kur priti Ramën dhe kabinetin shqiptar në Ankara, bëri të njëjtën gjë.Në maj të vitit 2016, Turqia zyrtarisht e ka njohur lëvizjen e klerikut Gylen, si grup terrorist.

Erdogan thotë se Gyleni qëndron prapa grusht-shtetit të dështuar më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi.Zyrtarisht Shqipëria ka refuzuar të dorëzojë te autoritetet turke anëtarët e lëvizjes Gylen.Prej vitit 2016, Shqipëria ka bërë lëshime të vogla, si lejimin e zëvendësimit të institucioneve arsimore të financuara nga gylenistët nga një fondacion shtetëror turk./Rigels Seliman

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In