• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Vetëvendosje përmend Dick Marty-in, por vetëm sa për të kritikuar Hashim Thaçin

19/04/2022
in Diaspora
A A
Kush janë opsionet e qeverisë së Kosovës nëse Albin Kurti nuk siguron 61 deputetë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hera e vetme që Albin Kurti foli për Dick Marty-in dhe deklaratën e tij se serbët ia planifikuan vrasjen, ishte kur u pyet nga gazetarët në një konferencë për media.

Kjo, edhe përkundër se informacioni që doli nga emisioni hulumtues në Zvicër për nga pesha u konsiderua ritraumatizim potencial për themelet e shtetit të Kosovës.

Hartuesi i raportit famëkeq për gjoja transplantimin e organeve nga UÇK, planifikohej të vritej nga nëntoka serbe, e që përsëri faji t’u mbetej kosovarëve, të cilët për hakmarrje do ta eliminonin zviceranin.

Por, për befasinë e shumë kujt politika zyrtare në Kosovës qëndroi e heshtur.

Përveç që nuk u trajtua, për shokun që realizimi i kësaj vrasje do t’i sillte Kosovës, partia në pushtet shfrytëzoi momentumin që t’i bëjë një lakesë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Vetëvendosje e ka përmendur Marty-in, por vetëm si shkaktarin që e detyroi Hashim Thaçin të fillojë një dialog jo të favorshëm për Kosovën.

“Në 8 mars të vitit 2011 qeveria e atëhershme filloi bisedimet politike me Serbinë të cilat i quajti bisedime teknike. Këto bisedime filluan vetëm tre vjet pas shpalljes së pavarësisë, tetë muaj pas fitores së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) e cila vulosi legalitetin e shpalljes së pavarësisë, 5 muaj pas rezolutës së OKB-së e cila bënte thirrje për dialog për promovim të bashkëpunimit, progresit dhe përmirësimit të jetës së njerëzve, dhe as 3 muaj pas “të gjeturave” të Raportit Dick Marty”.

Gjithë procesin e dialogut, që Vetëvendosje në këtë status në Facebook e konsideron krejtësisht të dëmshëm, partia e sheh kauzalisht të lidhur me raportin e ish-anëtarit të Këshillit të Evropës.

Kritika për Thaçin dhe gjithë kastën e atëhershme politike nuk ndalet me Marty-in.

“Këto bisedime politike, e që në fakt ishin negociata për çështje të brendshme, udhëhiqeshin nga njerëz të kompromiseve me Serbinë. Ishin pa parime, pa kufizime dhe pa transparencë”, shkroi LVV.

Ky status nga Vetëvendosje erdhi në përvjetorin e nëntë të Marrëveshjes së Brukselit ku u vendosen edhe parimet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.(Albaniapost)

Vetëvendosje përmend Dick Marty-in, por vetëm sa për të

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In