• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Platforma e Alibeajt tregoi se Berisha e ka humbur betejën për shumicën në PD: Sot ai është minorancë

16/04/2022
in Aktualitet
A A
E paskan larguar nga dashuria, deputetët që ishin “PRO” përjashtimit: Se do njeri më shumë se Basha, Sali Berishën…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Enkelejd Alibeaj prezantoi platformën e mbështetur nga 31 deputetë të PD-së, që sipas tij, mund të çojë drejt bashkimit të partisë.

Në një konferencë për shtyp, kryetari i grupit parlamentar nënvizoi se platforma parashikon pezullimin e zgjedhjeve në degë, ndalimin e gjuhës së urrejtjes denigruese ndërmjet demokratëve dhe kërkon krijimin e një grupi pune për hartimin e dhe detajimin e programit për zgjedhjet në strukturat e PD-së.

“Aktet e bashkimit duhet të jenë konkrete, dhe mbi të gjitha duhet të tregojnë që Partia Demokratike, nuk ka të tepërt asnjë anëtar të saj. Në çdo proces, në çdo strukturë, është e domosdoshme që të vlerësohet dhe ruhet kontributi dhe meritokracia e kujtdo në PD.

Aktet e njëanshme, rruga e njëanshme, proceset e njëanshme dhe përjashtuese për mijëra dhe mijëra demokratë, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike dhe për rrjedhojë as interesit të demokratëve”, tha Alibeaj.

Por kjo platformë bashkimi vuri më shumë në dukje ndasinë mes demokratëve. Nga 52 deputet që mori PD në zgjedhje, 31 mbështetën këtë platformë, 15 janë tashmë pjesë apo mbështetës të Komisionit të Rithemelimit, ndërsa 6 parlamentarë duket se kishin zgjedhur të qëndronin të baraslarguar ky konflikt.

Edhe pse njëri prej tyre, Xhelal Mziu, reagoi më vonë, duke thënë se kishte pasur angazhime personale ndaj dhe nuk ka qenë në takime, por mbështet platformën e Alibeajt.

Pra bëhen 32 deputetë pro platformës së Alibeajt, kundër 15 deputetëve të Berishës, pëfshi edhe atë, sigurisht.

Matematika e numrave është e thjeshtë, grupimi Basha-Alibeaj vijon të ketë shumicën brenda deputetëve, ndërsa Berisha është minorancë.

Përveç tyre është edhe një grup tjetër, edhe pse më i vogël, çka tregon se përçarja në PD është e thellë dhe vështirë se në këto momente mund të flitet për bashkim.

Por, absurdi është se edhe pse minorancë, grupi i Berishës kërkon t’i imponohet atyre që janë shumicë në PD.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In