• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha alarmohet nga zërat për arrestime në Komisionin e Rithemelimit para 30 Prillit dhe sulmon amerikanët

16/04/2022
in Aktualitet
A A
Rama ironizon krizën politike në PD: Ruani bravat mos t’ua ndërrojnë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zërat se Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pritet të prangosë disa anëtarët të Grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike brenda këtij muaji, kanë alarmuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit doli ditën e djeshme në një konferencë për shtyp në selinë blu, ndërkohë që gazetarët e pyetën ish-kryedemokratin se ka aludime që para 30 prillit do të ketë arrestime në Komisionin e Rithemelimit.

Por Berisha i hodhi poshtë këto zëra, duke i cilësuar si përpjekje për t’i dhuruar pushtetin vendor Ramës. “Gjërat duhet t’i shohim në rrafshin politik, me këto përpjekje, janë një kompleks përpjekjesh për t’i dhuruar përsëri Edi Ramës pushtetin vendor.

Edi Rama është i pamëshirë në armiqësinë e tij ndaj opozitës, ai përpiqet tani ta shfrytëzojë ata pengjet e tij, se si e si, ju jeni dëshmitarë vet, unë s’do doja t’i thosha këto sot por nga ajo mbledhje ku Basha dha dorëheqjen doli platforma që kreu i PD të zgjidhet pas zgjedhjeve. Imagjinoni çfarë dhurate do ishte kjo për Edi Ramën”, deklaroi ai.

Berisha sulmon amerikanët

Më tej Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët se pse qytetarët duhet të besojnë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit kur flet për korrupsionin e Edi Ramës dhe jo kur flet për korrupsionin e Berishës, ish-kryeministri demokrat theksoi se në rastin e tij ai kishte nevojë për prova si qytetar i lirë, duke sfiduar amerikanët dhe ua bërë të qartë se nëse do kishin fakte kundër tij, minimalisht duhet t’i bënin publike.

“Thjeshtë dua nga DASH, një fakt një provë një dokument për të bërë të besueshëm çdo gjë, pa të është e pamundur që një njeri i civilizuar dhe i lirë të pranojë një gjë të tillë, nuk jam vetëm unë, por mendoj se çdo njeri nuk mund të pranojë”, u shpreh ai.

Grupi i Berishës kundër platformës së Alibeajt

Si për t’u mbushur mendjen demokratëve se ai është i duhuri dhe e keqja PD-së i ka ardhur vetëm nga Lulzim Basha dhe tani nga Enkelejd Alibeaj, Berisha tha se me të në krye të partisë nuk do të ketë kurrë pazare të pista dhe se opozitën nuk do e tërhiqnin dot më zvarrë, duke dalë kështu platformës së bashkimit. “Çfarë ka ai me Sali Berishën?

ka një problem madhor. Me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista. Me Berishën nuk mund dot të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është problemi i tij. Nuk them se nuk i kujtohen edhe 3 disfatat sukseseve pas vitit 2005. Qëllimi i Ramës është të ndajë PD në dy parti.

Të besosh se Enkelejd Alibeaj është kryetar i PD mohon në mënyrë më absurde kuvendin e 11 dhjetorit që e ka shkarkuar Alibeajn nga detyra e nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë dhe mohon në mënyrë jo logjike 6 marsin dhe verdiktin ne qytetarëve”, nënvizoi Berisha. Nga ana tjetër, edhe deputeti Luçiano Boçi ka dalë kundër platformës së propozuara dje nga Alibeaj.

“Platformat individuale që nuk kanë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar edhe sikur të pikuara nga qielli të jenë, sjellin vetëm dasi e përçarje. Bashkimi nuk mund të bëhet as me platforma individuale e as me konspekte e nënvizime fjalësh pa kontekst, të shitura si kolegjiale, pa kaluar në asnjë vendimmarrje”, shkroi dje Boçi në rrjetet sociale.

Share214Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In