• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

“Lufta” psikologjike: Si u përpoq CIA t’i kompleksonte sovjetikët me prezervativë XL

16/03/2022
in Bota, Histori
A A
“Lufta” psikologjike: Si u përpoq CIA t’i kompleksonte sovjetikët me prezervativë XL
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik ishin në garë në të gjitha fushat e mundshme, përfshirë ushtrinë, shkencën, sportin etj. Në kuadër të kësaj gare, CIA vendosi të përdorte një armë psikologjike dhe në funksion të këtij plani u vunë prezervativët. Në selinë e CIA-s në Langley, Virxhinia, për herë të parë oficerëve të inteligjencës u erdhi ideja e hedhjes me parashutë të mijëra prezervativëve të masës XL (extra large), të etiketuar si M (medium) në vendet e Bllokut Lindor.

Qëllimi ishte që me anë të këtij rrengu të manipulohej morali i njerëzve që jetonin në Bashkimin Sovjetik, duke u krijuar atyre idenë se meshkujt e Bllokut Perëndimor ishin anatomikisht superiorë ndaj armiqve të tyre komunistë dhe, në përgjithësi, seksualisht të “armatosur” mirë.

Pavarësisht se mund të duket qesharake, me këtë akt lufte psikologjike CIA besohej se do t’ua ulte vetëbesimin meshkujve komunistë, ndërsa femrat do t’i bënte më të interesuara për jetën pas Perdes së Hekurt.

Nuk dihet me siguri nëse strategjia e prezervativëve të CIA-s ishte një shaka jetëshkurtër brenda komunitetit të inteligjencës amerikane apo një politikë që ishte marrë mirë në konsideratë, megjithatë ajo u hoq nga lista e operacioneve të spiunëve.

Frank Gardiner Wisner, një nga oficerët amerikanë që ndihmoi në formimin e CIA-s në vitet e para të ekzistencës së saj, drejtonte në atë kohë Zyrën e Koordinimit të Politikave, që ishte në thelb një krah i CIA-s përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve të fshehta gjatë fillimit të viteve 1950.

Zyra i përmirësoi taktikat e saj klandestine kur minoi me sukses Partinë Komuniste Italiane të mbështetur nga BRSS gjatë zgjedhjeve të vitit 1948 në vend. Përpjekjet dhe suksesi i CIA-s në Itali siguruan që vendi kyç evropian të mbetej në Bllokun Perëndimor dhe, ndërkohë, demonstroi potencialin që kishin operacionet e fshehta.

Gjatë gjithë viteve të mëvonshme të Luftës së Ftohtë, Zyra e Koordinimit të Politikave të CIA-s kontribuoi shumë në përpjekjet e SHBA-së për të luftuar komunizmin në pjesë të ndryshme të globit, duke siguruar që qeveria e SHBA-së gjithashtu mund të mohonte në mënyrë të besueshme çdo përgjegjësi për operacionet nëse ato zbuloheshin.

Thuhet se, duke vepruar nën komandën e Wisner-it, Zyra e Koordinimit të Politikave shqyrtoi taktika të ndryshme mjaft qesharake të luftës psikologjike, të cilat përfshinin hedhjen me parashutë produkte të higjienës vetjake për të demonstruar sa te disponueshme ishin ato në Perëndim – dhe hedhjen në ajër të prezervativëve shumë të mëdhenj të etiketuar si ‘të mesëm’ për të demoralizuar popullsinë sovjetike.

Russia Beyond Headlines, e cila e risjell këtë histori të raportuar gjerësisht në mediat vendase të kohës, heq paralele me një tjetër të ngjashme, që, megjithatë, shkon më mbrapa në kohë.

Sipas asaj që qarkullonte dikur në shtyp, Winston Churchill planifikoi ta bënte një shaka të ngjashme ose me rusët, amerikanët ose gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që tregon se taktika është marrë seriozisht në konsideratë ndonjëherë nga britanikët.

Një teori thotë se historia u ngrit nga praktika e vërtetë e kohës së luftës, kur këmbësoria mbronte tytat e pushkëve me prezervativë. Me sa duket, kjo bëhej ndonjëherë në luftime për të mbrojtur armët nga balta, bora, lagështia dhe mbeturinat. Nëse kjo është e vërtetë, mbulimi i tytave të mëdha kërkonte prezervativë shumë të mëdhenj – në atë rast, sigurisht që batutat nuk mund të mungonin.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In