• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shes “bunker”… transporti falas!

05/03/2022
in Aktualitet, Blog, Kryesore, Speciale
A A
Shes “bunker”… transporti falas!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Dje lexova në media, se ca europian për të qenë të sigurt nga çmenduria e politikanëve, kishin ndërruar mendim për arredimin e kopshteve, duke hequr elementin kolibe për qentë e racave të frikshme, për të ndërtuar bunker dhe për tu mbrojtur nga kafshëria e frikacakëve politiqenë, që pushtetin e përdorin si çdo frikacak armën… për tu vetëvrarë me lavdi.

Njerëzve u shkon mendja për të mbrojtur dhe për ta sigurar jetën, sepse ajo dhurohet vetëm një herë dhe nëse e humbet, as nuk blihet, as nuk kthehet. Kjo vlen më shumë për racën e politikanëve shqiptarë, të ardhur nga një sistem diktatorial i fortifikuar me mundin, djersën dhe gjakun e një gjenerate sociale apo bashkëvuajtësish, që unë nuk mund ta gjykoj, sepse nuk e kam jetuar atë kohë…

Demokomunistët, që morën një shtet të drobitur ekonomikish për shkak të sanksioneve dhe bllokadave të njëpasnjëshme nga BE, SHBA, por edhe nga “vëllezërit” komunist, e kuptuan menjëherë se e vetmja “punësi” në këtë situatë për të nderuar veten dhe shpëtuar Shqipërinë, ishte të shkatërronin… Shqipërinë!

U turrën mbi hekura e oxhaqe, makineri e tanqe, çisterna dhe anije, shkatërruan sa deshën, u pasuruan derri dhe dosa, u nginë dhe u ngopën deri sa në fund i’u a thithi Gropa, jo ajo e Hajdinit, por ata të dhjetëra hajdinëve, që u vërsulën, për të kthyer shkatërrimin në pasurim dhe zgrapjen e xhepave të qytetarëve, si moralitet të politikave ekonomike.

E rropën këtë vend edhe një herë për së dyti, edhe një herë për së treti… përgjithmonë aq shumë dhe dëshpërimisht, sa në fund e zhveshën lakuriq dhe e nxorrën cullak në acarin e rrezikut të luftërave dhe konflikteve, duke e lënë në mëshirën e fatit të disa bunkerëve, që nuk shkuleshin që të shiteshin, për të mbyllur përfundimisht pazarin e “zerimit të ekonomisë” dhe ardhjen e çekut të bardhë, që nuk erdhi as i zi.

Sot për çudi, edhe atyre u ka dalë pazari, italianët kanë filluar të interesohen dhe tu dërgojnë oferta pronarëve të ligjshëm, shtetit, por edhe ndonjë qytetari me fat që i është kthyer toka bashkë me bunkerët, për t’ia futur… në disa metra kotror arë.

Kur të troket fati tek dera nuk mund të mos t’i a hapësh! Fat është, se pa e ditur aspak, në një zonë ushtarke pas Malit të Dajtit, kisha dhe unë ca toka të mbushura me bunker, që kurrë si kisha parë, sepse nuk vlenin për asgjë veçse si kullota bagëtish dhe sot u doli pazari, t’ua shes atyre që i “përçmuan dhe i poshtëruan”… politikanëve të rënë nga pushteti, por të majmur nga pusht-eti.

Sa do i shkonte një bunker Saliut te vila e Abit, ku me kallashët e kullës do të mbronte gjithë “Gjirlalzat”, që nga Monika dhe Iliri, Vaso dhe Fatmiri, Jorida, Kraja, Muli dhe të gjithë qafirët e qyl-qelepirit.

Kryeministri besoj se nuk do nga këto, sepse e ka bunkerizuar të gjithë shtëpinë duke qenë se është “largpamës”.

Madje Lulit do i duhej një në oborrin e SHQUP-it, sepse Saliu është i paparashikueshëm në 7 Mars, si një Putin i vogël, në mbrojtje të kufijve që ka falur.

Mirëpo, unë pendohem shpejt e as që kam ndërmend tu a shes atyre, edhe sikur t’i kërkojnë si këmbim me vilat e tyre, sepse ish trimat brekëgrisur nuk meritojnë jetë të sigurtë tani që janë gdhirë milioner frikacak, që u dhimbet jeta e pamerituar.

Ama kam vendosur t’u a shes miqve të mi italian, që sa herë t’i shikojnë të “mallëngjehen” për sigurinë që u japin eurot e paguar dhe të “lumturohen” kur t’i provojnë… si mall pa hile, mall diktatorial.

Bunkerët nuk janë si fishekët e Gërdecit, ato nuk vrasin por mbrojnë, ndaj unë i’u a ofroi blerësave transportin falas, edhe nëse nuk i blejnë, vetëm t’i provojnë me një kusht… transport vetëm vajtje, se nuk hyj tek nostalgjikët por as tek frikacakët, që mendojnë se do të më duhen një ditë, por hyjë tek ata që duan një Shqipëri të pastër, që të vuajturve dhe të masakruarëve nga sistemi të mos u rrinë mbi kokë fantazmat e diktaturës së papastruar!/ Ekskluzive.al

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In