Dje ishte ditelindja e aktorit te humorit Sejfulla Myftari te cilit i urojme te festoje sa me shume vite te tjere. Sejfulla, Myftari (1951-). Aktor i humorit Lindi ne Berat ,me 25 janar.
Erdhi ne artin e aktrimit nga Levizja Amatore e qytetit te lindjes .Portreti dhe mimika e tij komike ,perdorim i te folmeve krahinore te Shqiperise se mesme ,aftesia e shnderrimit nga roli ne rol, gjetja e nje larushie “maskash” nepermjet makijazhit, parukeve, veshjeve, objekteve te rekuizites etj., ishin disa nga cilesite qe e afruan shpejt ate ne Estraden e Beratit si aktor profesionist, ku debutoi per rreth 30 vjet.
U be nje nga aktoret e mirenjohur te humorit ne gjithe Shqiperine, fale nje morie rolesh nga me te ndryshmet, te luajtura me nur e hijeshi komike ne skene dhe ne ekranin e televizorit .
S. Myftari ka shfrytezuar me mencuri gjetje e forma shprehese aktoriale te natyres se burleskes dhe te groteskut, me deformime, karikaturizime dhe ekzagjerime komike, vecse duke mbetur perhere i natyrshem dhe organik ne sjelljet dhe gjestet e tij, te cilat kane nje vetjakesi te dallueshme.
Ne aradhen e roleve perfshire rendom tipa fshataresh dembele e hileqare ,matrapaze, burra me namuz e huqe te thuksuara, hundelesh, pijanece, zyrtare te korruptuar, po ashtu njerez te mprehte e hokatare popullore, qe dine te vene ne loje te tjeret pa u kuptuar, sikunder jane verejtur ne materiale te tilla humoristike, si Brigada e dalluar, Allo Llushnja , Keshtu ruhet prona, Kryetari i kooperatives, Zotime per buje, Ne mal etj. Ka qene po aq i suksesshem edhe ne disa filma humoristike te regjisorit Arian Culipi si: Fundi i marrezise, Gjithe fajet i ka paraja, Dashuri me krisma, Borxhliu, Nje baba teper etj. Mban titullin ‘’Artist i merituar ‘’.