• Kontakt
Monday, August 25, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E la makinën në servis, por mekaniku ia shet

11/12/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
E la makinën në servis, por mekaniku ia shet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një i ri, i sapo dalë nga burgu pretendoi se e la makinën në një servis për ta rregulluar me një besim të verbër tek shoku I tij saqë ju desh kohë që të bindej se ai ishte mashtruar.

Por hetimi zbuloi se ai e kishte lënë mjetin për 100 mijë lek peng derisa të kthente shumën. Gjatë kësaj kohe automjeti i lënë si garanci u tjetërsua dhe u shit në Gjirokastër tek një vajzë që i duhej makinë për të qarkulluar, por sa më shpejt.

Në këtë skemë u përfshi edhe një notere që u mbrojt se përpara saj i sollën sozinë e të zotit të makinës, ndërkohë që letrat dhe shkresat e mjetit tregojnë se si përmes një prokure fiktive ish të dënuarit ju hoq e drejta e pronësisë

“Ngjarja ka ndodhur në 2018 por u zbulua një vit më parë”-I thanë burimet gazetës “Si”.

Denoncuesi kujton se makinën e ka lënë tek i njohuri që ka servis në afërsi të prokurorisë së kryeqytetit. ” Makinën ja kam dhënë me qëllimin për ta rregulluar. Por kjo makinë nuk u kthye kurrë. Ende dhe sot.’ thotë i riu dy vjet mbasi priti gjatë e negocioi.

” E takova E.F (të pandehurin) dhe e pyeta se çfarë është bërë me makinën .E. tha se do më kthente një makinë tjetër, se ajo që kishte marrë, tashmë ishte prishur.”

Dy shokët që dikur kishin qenë fqinjë , dhe për makinën në fjalë, sipas noterisë pronari i makinës rezultonte se i kishte lënë të drejtat një gruaje. Por në dosjen që ju vendos në dispozicion gazetës Si thuhet : Këtë prokurë viktima F. nuk e ka firmosur kurrë. Këtë fakt viktima e ka deklaruar që në momentin e parë përpara Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në fazën e hetimeve paraprake”.

Gjatë gjykimit është thirrur edhe noterja e përmendur në këtë çështje. noterja A.B sipas gjykatës këmbënguli “Unë jam shumë e bindur që në zyrën time janë paraqitur dokumentat origjinale të mjetit për të cilin bëhet fjalë si dhe dokument identifikimi pasaportë origjinale e shtetasit F. K. Unë në asnjë rast nuk bëj dokumenta noteriale me fotokopje të dokumentit të identifikimit. Nuk e përjashtoj mundësinë që në zyrën time të ketë ardhur një person shumë i ngjashëm me shtetasin F. K, dhe të më ketë mashtruar me pamjen e tij në dukje.”

Ndërkohë tjetërsimi i pronës përpara një noteri ka ndodhur aq lehtë sa edhe caktimi me prokurë të posaçme për të përfaqësuar të drejtat mbi mjetin një gruaje

Gjykata I tregoi gazetës “Si” se edhe kur qytetarja ka mësuar se përfaqësonte me prokurë të drejtat mbi një makinë tip Fiat është çuditur. “Nuk kam njohje dhe nuk e di se kush është shtetasi F. K.” ka befasuar dëshmitarja në gjykatë

Megjithatë kjo dëshmitare që rezulton të jetë e pajisur me prokurë të posaçme për shitje të makinës shton :

“Meqenëse jetoj në Tiranë, një kusherira ime e cila quhet G. me banim në Gjirokaster, më ka kërkuar ta ndihmoj për të gjetur një makinë të cilën e donte për përdorim personal. Nëpërmjet lidhjeve të mija shoqërore një shoku im, shtetasi B. T. me tha se kishte në përdorim një mjet të tipit Fiat Stilo AA ..1 të cilën kërkonte ta shiste. Pasi e kam parë makinën dhe më ka pëlqyer e kemi lënë që të shkonim te noteri dhe të bënim dokumentacionin e shitjes. Duke qenë se G. nuk kishte kartën e identitetit me vete kemi vendosur që të bëjmë një “Prokurë të Posaçme” ku shtetasi F. K të më autorizonte mua për të shitur mjetin. Kjo pasi, kur mora dokumentat e mjetit në zyrën e noteres pashë se mjeti ishte në pronësi të shtetasit F. K dhe jo në pronësi të B. Tt.”

Gruaja këmbëngul se gjatë këtij veprimi noterial ishin të pranishëm shitësi dhe blerësja dhe një person që ju prezantua si F.K

“Unë nuk e di nëse personi që ka firmosur këtë prokurë, të ketë qënë ose jo me siguri shtetasi F. K,, pasi unë nuk e njihja personalisht këtë shtetas. Para 10 ditësh me anë të rrjeteve sociale jam kontaktuar nga ana e noteres A. B, kam shkuar te zyra dhe e kam takuar ku me ka pyetur në lidhje me prokurën që kishte bërë.

Gjykata i thotë gazetës Si se dëshmitari tjetër me inicialet B.T gjithashtu nuk e njihte pronarin që kishte kryer kallzimin.

“Nuk e njoh dhe nuk e di se kush është ky shtetas , është hera e parë që po e dëgjoj këtë emër. Këtë mjet unë e kam patur në përdorim disa muaj por me saktësi nuk e mbaj mend. Këtë mjet ia kam marrë shtetasit M. G i cili është me banim në Allias. Në dijeninë time ky mjet ka qenë në pronësi të këtij shtetasi , por unë nuk i kam parë asnjë herë dokumentat e mjetit pasi nuk më ka vajtur në mendje një gjë e tillë.

Teksa janë pyetur një sërë personash të tjerë në mënyrë që të shkohej tek njerëzit kryesor që kishin mashtruar në përfundim policisë i ka dalë në skenë emri i E.F. Ai tregon se kishte mësuar nga miqtë që kallzuesi ja kishte dhënë mjetin një personi të tretë për ta lënë si garanci për një borxh.

“Kjo pasi F. kishte nevojë për 100 mijë lekë borxh dhe për këtë i ka kërkuar E. që ta linte makinën si garanci për të marrë një hua.”

E kthyer në një ballafaquese dëshmish në këtë rast rezulton se janë thirrur edhe ata që do të jepnin borxhin

“Jam në dijeni të faktit se si mjeti është lënë si garanci një personi tjetër me emrin Mondi . Para rreth tre vitesh apo dhe më shumë, pikërisht në kohën kur F. K ka dalë nga burgu, makinën e F. e mbante dhe kunati i tij . Kur F. doli nga burgu kishin nevojë për lekë.

Por si u mor borxhi pyet gjykata dëshmitarët ?

Çdo gjë ka filluar kur nusja e F më ka dhënë mua disa lekë për biznesin tim. Unë nuk kam qënë korrekte me të në kthimin e këtyre lekëve dhe për këtë shkak filluan të gjitha gjërat morën rrjedhën që morën. Unë personalisht F. e kam ndihmuar gjithmonë, se është në gjëndje ekstreme ekonomike. Unë kam ushtruar kallëzim penal lidhur me këto ngjajre, në polici, kohën se mbaj mend – pohon dëshmitarja tjetër e cila kujton se lekët i kishte kthyer . por më pas një divorc ka sjellë pretendime të tjera

” Por duke qënë se F. është ndarë me bashkëshorten, dhe kanë ato problemet e tyre, pretendojnë secili që lekët janë të secilit prej tyre. Kur në fakt lekët mua mi dha nusja dhe detyrimin ia njihja asaj jo njeriu tjetër. Për pjesën e makinës, as se kam parë ndonjëherë, as se kam ditur që F. pasur makinë”.(SI)

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

25/08/2025
Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In