• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Sekreti i Kalifornisë përballë COVID-19

11/04/2020
in Bota
A A
Sekreti i Kalifornisë përballë COVID-19
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një veprim relativisht i shpejtë në Kaliforni për të mbyllur bizneset dhe për të urdhëruar banorët që të qëndrojnë në shtëpi ka zvogëluar pandeminë e koronavirusit dhe ka lënë shumë spitale kryesisht bosh, në pritje për një rritje që nuk ka ardhur ende.

Ky mesa duket është sekreti që Kalifornia ka përballë koronavirusit, që ka shkaktuar mijëra të vdekur në SHBA, sidomos në Nju Jork.

Suksesi fillestar i mbylljes së paparë të shkollave, bizneseve dhe institucioneve të tjera ka kënaqur ekspertë dhe zyrtarë të shëndetit publik, duke bërë thirrje për të mbajtur kufizimet në vend, të paktën brenda majit, për të ndihmuar në çimentimin e përparimit.

Nga dje, Kalifornia raportoi 584 vdekje gjatë dy muaj e gjysmë, më pak se Nju Jorku që përjetoi në një ditë të vetme, të mërkurën, kur 799 persona vdiqën nga Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi.

Kalifornia kishte mesatarisht 43 vdekje në ditë gjatë javës së kaluar, pa rritje të viktimave.

Nju Jorku u bë epiqendra e sëmundjes në SHBA për shkak të disa faktorëve.

Virusi arriti atje më herët se gjetkë dhe në më shumë lokacione.

”Nju Jorku është qyteti me popullsinë më të dendur se çdo qytet tjetër i SHBA. Ai varet më shumë nga transporti publik, duke i afruar njerëzit pranë njëri-tjetrit dhe ishte pas Kalifornisë dhe Uashingtonit në vendosjen e kufizimeve në lëvizjen publike”, thotë Nicholas Jewell, biostaticien i Universitetit të Kalifornisë.

Jewell dhe vajza e tij, Britta, një epidemiologe e sëmundjeve infektive në Londër, krijuan një model të patogjenit që tregoi se distancimi fizik luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e numrit të vdekjeve nga infeksioni.

“Vetëm vendosja e këtyre kontrolleve në një ditë të vetme bën një ndryshim të madh në shkallët e rritjes”, thekson Nicholas Jewell.

Shtatë qarqe në zonën e Gjirit të San Franciskos urdhëruan banorët dhe bizneset që të mbyllen më 16 mars, ditën kur numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kaliforni u dyfishua nga gjashtë në 12.

Tre ditë më vonë, guvernatori Gavin Newsom e shtriu mbylljen në të gjithë shtetin, me numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vetëm 19.

Ndërkohë, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo vendosi një urdhër të ngjashëm më 20 mars, kur shteti i tij tashmë kishte regjistruar 43 vdekje nga koronavirusi, ndërsa guvernatori i Floridas, Ron DeSantis nuk vendosi një urdhër qëndrimi në shtëpi deri më 1 prill.

Në Kaliforni, efekti i ndalimqarkullimit është i dukshëm. San Françisko kishte regjistruar 13 vdekje deri ditën e enjte, duke shtuar një deri në tre viktima shtesë në ditë gjatë javës së fundit. Sakramento ka numëruar 24 vdekje. Orinxh Kaunti nuk ka parë rritje të numrit të të vdekurve prej 17 personash që prej tri ditësh.

“Distancimi fizike po funksionon. Ai ka funksionuar deri më sot dhe po funksionon ende. E rëndësishme është që distanca fizike të mbetet në vend në mënyrë që të zvogëlohet jo vetëm tendosja në sistemin spitalor, por më e rëndësishmja edhe numri i përgjithshëm i infeksioneve”, thotë Christina Ghaly, drejtoreshë e Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore të Los Anxhelesit.

“Absolutisht, distancimi fizik është arma e vetme më e rëndësishme që ne kemi në arsenalin tonë për të luftuar virusin”, shton ajo.

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In