• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Astir: Studentja “Bella” nga Lushnja ‘karremi’ për vrasjen e Mihasit? Kishin 5 ditë të lidhur, zbardhet mesazhi i fundit në celular

19/11/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Vrasja e dyfishtë në Astir: Studentja “Bella” nga Lushnja ‘karremi’ për vrasjen e Mihasit? Kishin 5 ditë të lidhur, zbardhet mesazhi i fundit në celular
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit para pak ditësh në zonën e Astirit në Tiranë.

Në dosjen e policisë, dyshohet se një vajzë ka patur rol të rëndësishëm në vrasjen që tronditi Astirin.

Mësohet vajza 20-vjeçare nga Lushnja, dyshohet të ketë shërbyer si personi “karrem”, që ka ndihmuar autorët për t’ju afruar dhe më pas ekzekutuar dy të rinjtë.

Në dosjen e policisë në lidhje me këtë ngjarje thuhet se kjo 20-vjeçare me iniciale B.Sh, studente e arkitekturës në Tiranë e që thirrej nga miqtë “Bella”, kishte vetëm 5 ditë që ishte njohur me Erigers Mihasin.

E reja dhe Mihasi ishin njohur me njëri tjetrin falë rrjeteve sociale para se Mihasi të largohej nga Shqipëria në drejtim të Parisit në Francë. Por pavarësisht faktit se Mihasi nuk ishte këtu, komunikimi mes tij dhe vajzës nga Lushnja ka vijuar përmes aplikacioneve të telefonit.

Pasi është larguar nga Franca, Mihasi ka ikur në Gjermani dhe dy ditë para se të vritej në Astir ka ardhur në Shqipëri. Për ardhjen e tij në Shqipëri mësohet se ka patur informacion edhe ‘Bella’ pasi kishte një lidhje virtuale me Mihasin. Dy të rinjtë janë takuar me njëri tjetrin disa orë para se Mihasi të vritej.

Ka shumë dyshime se vajza studente, mund të ketë bashkëpunuar me anëtarët e grupit kriminal, me qëllim për t’i marrë informacion Mihasit rreth vendndodhjes së tij. Këto informacione më pas dyshohet se ja ka kaluar anëtarëve të grupit. Kjo pasi Mihasi dhe shoku i tij Armand Dumani janë ekzekutuar pak minuta pasi ‘Bella’ ka zbritur nga “Audi A8” dhe ka dyshime se ajo ka qenë ‘karremi’. Pas ngjarjes së rëndë policia ka marrë në pyetje vajzën dhe kjo e fundit ka treguar se lidhja me Mihasin ka qenë vetëm për pak ditë.

“Bella” u ka treguar policisë se kishte zbritur nga makina pasi do takonte shoqet e saj në zonën e “Komunës e Parisit” dhe me to do pinte kafe. Ajo kishte rënë dakord me Mihasin që ai të bënte pak xhiro në Tiranë, dhe më pas të vinte ta merrte sërish me makinë, për të ikur së bashku diku tjetër.

Mihasi është larguar së bashku me Armando Dumanin në drejtim të Politeknikut, ku aty ishte ndaluar për pak çaste nga një patrullë e policisë rrugore. Pasi janë lënë të lirë të shkojnë, Mihasi dhe Dumani, kanë shkuar sërish tek lokali me qëllim për të marrë “Bellën”, por ajo i ka shkruar në telefon se do qëndronte dhe pak me shoqet dhe më pas do vinte tek ai. Mihasi, i ka dërguar në emoji një trëndafil dhe mandej ka vijuar të zbresë rrugën nga “Komuna e Parisit”, drejt dy rrathëve tek “Astiri” ku çdo gjë përfundoi në tragjedi.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tronditje në kinemanë spanjolle! Aktorja e njohur ndërron jetë në moshën 42-vjeçare pas një beteje të fshehtë me kancerin

Tronditje në kinemanë spanjolle! Aktorja e njohur ndërron jetë në moshën 42-vjeçare pas një beteje të fshehtë me kancerin

26/08/2025
Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

25/08/2025
Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In