• Kontakt
Monday, September 21, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Humor

Fevzo uron Boris Xhonson dhe shpjegon pse ndjehet i infektuar nga virusi

10/04/2020
in Humor
A A
Albani, mësuesit dhe Blendi Fevziu
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas lajmit se kryeministri britanik Boris Xhonson, është përmirësuar, biles është ngritur në këmbë, Fevzo i dërgoi atij një letër mbështetëse :

“I nderuar zoti Xhonson!

Me siguri që njihemi në distancë, pasi kam qenë dy herë tek mbretëresha Elisabetë dhe kemi folur për ju dhe për punën tuaj.

Me siguri mbreterësha u ka vënë në dijeni.

Lajmi se ju jeni ngritur në këmbë, është një sinjal pozitiv.

Qyshkurse ju u sëmurët dhe e bëtë publik lajmin, unë ndoshta jam gazetari i parë në botë që e kam bërë parashikimin tim për këtë situate, dhe e kam bërë të qartë për shikuesit e mi, se Boris Xhonson, ose do të shërohet, ose do të vdesë.

Dhe në fakt, parashikimi im po del, se ju po shëroheni.

Kur mora vesh lajmin se ju u infektuat, u ndjeva dhe vetë i infektuar.

Ishte një ndjesi që vinte nga fakti se dhe princi Çarls ishte infektuar, si dhe një sërë personalitesh ndërkombëtare që unë i kam miq po ashtu.

Atëhere pyeta veten: Si ka mundësi gjithë këta njerëz të famshëm janë infektuar, dhe unë jo?

Por dilemën ma hoqi një shqiptar që jeton në Itali dhe punon në një spital.

Ai më tha nuk ka rëndësi nëse je infektuar vërtet, por a ndjehesh i tillë.

E pra, unë ndjehesha i tillë, vetëm se u infektuat ju.

Ndaj lajmi se po shëroheni më bën shumë optimist.

Do të dëshiroja të shtroja një darkë bamirësie për gjithë personat e famshëm në botë të shëruar nga koronavirusi.

Natyrisht ju dhe princi Çarls, jeni në krye të listës.

Nuk ka rëndësi se çfarë do porosisni, apo ku do hani.

Ne do të bëjmë një lidhje në zoom dhe do të shkruajmë poshtë që “Opinion” financon një drekë për të famshmit në botë të shëruar nga koronavirusi.

Kjo është shumë e rëndësishme të eklipsojmë dhe kryeministrin tonë, i cili vetëm se ka dërguar 30 mjekë në Itali, është bërë i famshëm.

Unë bëj çdo natë emisionin e Bruno Vespës, bile jam gati ta zëvendësoj dhe atë nëse e zë korona, dhe për këtë kam rënë dakord edhe me atë, dhe nuk jam popullor sa Rama në Itali.

Ndaj disa gjëra duhet të filloj t’i përmirësoj.

Shërim të shpejt e shihemi tek darka ime e bamirësisë.”

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In