• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sociale

Zbehen shpresat për riatdhesimin e Eva Dumanit, çfarë thotë dëshmia nga kampi Al Hol në Siri për vajzën nga Shqipëria

07/08/2021
in Sociale
A A
Zbehen shpresat për riatdhesimin e Eva Dumanit, çfarë thotë dëshmia nga kampi Al Hol në Siri për vajzën nga Shqipëria
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Historia e Eva Dumanit e cila refuzoi të riatdhesohej nga kampi Al Hol në Siri, Tetorin e shkuar bashkë me të vëllain Endrin, ka marrë një kthesë të papritur për sa i përket vendndodhjes aktuale. Eva prej më shumë se katër muajsh ka ndërprerë komunikimet e vazhdueshme që kishte me familjen përmes ëhats up.

Top Channel bisedoi paraditen e kësaj të enjteje me një grua të një nacionaliteti të huaj e cila ndodhet në kampin Al Hol. E pyetur nëse ajo e njihte shqiptaren Eva Dumani, përmes ëhats up siç mund ta shihni nga faksimilja e bisedës në anglisht dha këtë përgjigje.

“Kam dëgjuar rreth saj. Por nuk e di se ku është. Disa gra thonë se ajo nga kampi Al Hol ka shkuar në Idlib pasi vëllai i saj shkoi në Shqipëri. Nuk e di nëse kjo është e vërtetë apo jo”.

Nëse një gjë e tillë ka ndodhur atëherë lindin shumë pikëpyetje se kush e nxori nga kampi Al Hol që është nën kontrollin e kurdëve, 16 vjeçaren shqiptare si dhe kush e strehon atë në qytetin Idlib të Sirisë verilindore.

Gjithnjë nëse kjo është e vërtetë, atëherë përpjekjet për riatdhesimin e saj do të vështirësoheshin akoma edhe më tepër. Përmes një prokurore të falsifikuar, Shkëlzen Dumani babai i Evës atëherë 8 vjeçe dhe Endrit 7 vjeç i nxori ata nga pika kufitare me Malin e Zi për të udhëtuar drejt Turqisë nga ku u futën në territorin sirian për t’ju bashkuar Shtetit Islamik.

Shkëlzen Dumani mbeti i vrarë gjatë luftimeve si pjesë e ISIS, ndërsa Eva dhe Endri të mbetur jetim paguan me plot vuajtje, koston e kësaj çmendurie të babait të tyre.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

05/11/2025
Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

05/11/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

05/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In