• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ushtri” lobimi në SHBA, emrat që fshihen pas kongresmenit Lee Zeldin: Shoqata, aktivistë shqiptarë dhe financim i shkrimeve

09/06/2021
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
A A
“Ushtri” lobimi në SHBA, emrat që fshihen pas kongresmenit Lee Zeldin: Shoqata, aktivistë shqiptarë dhe financim i shkrimeve
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur një “ushtri” lobimi për t’i shpëtuar ndëshkimit amerikan. Futja në listën e zezë të DASH ka rënë si bombë në familjen e Berishës dhe tani po lëvizen të gjithë gurët për të dalë nga kjo listë.

Të martën u dhanë sinjalet e para, pasi kongresmeni Lee Zeldin i kërkoi llogari Sekretarit Blinken mbi vendimin e DASH. Por gazeta ka mësuar se ish-kreu i qeverisë është vënë në lëvizje që pas marrjes së vendimit duke angazhuar të gjithë mbështetësit e tij në SHBA.

Sipas informacioneve, por edhe nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se miqtë më të afërt të kongresmenit Zeldin janë ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, përfaqësuesit e Shoqatës Vatra, disa media shqiptare atje dhe aktivistja Evi Kokalari.

Madje kongresmeni në fushatën e zgjedhjeve të fundit është mbështetur nga emrat e mësipërm dhe gazeta ka mësuar se të gjithë të njohurit e Berishës në SHBA janë vënë në lëvizje për këtë çështje.

Po ashtu janë një sërë mediash amerikane që po ndjekin me shqetësim këtë çështje edhe pse DASH ka shpallur me qindra persona të padëshiruar, fakti që shumë media fokusohen te Berisha është një tjetër sinjal se po lobohet fort edhe në artikuj.

Ditët e fundit kanë shkruar për Berishën media si: New York Latest News, Journal Beat, News Taft apo USA News Lab. Pra media lokale ku dhe kanë ndikim miqtë e ish-kryeministrit Berisha. Ndërkohë aktivistja Evi Kokalari ka folur në një televizion mbi njohjet me kongresmenin.

“Për z. Berisha ne kemi disa miq shumë të shquar në Amerikë, që kanë bërë shumë për shqiptarët dhe do të bëjnë edhe në të ardhmen. Sot ajo që gjithçka bëri është se na dha një zë në Kongres. Dhe po ta shikosh nuk iu dridh qerpiku kur e pyet për Soros. Edhe sot nuk jemi vetëm. Biden na ka lanë në baltë qoftë me Kosovën qoftë me problemet qe kemi pasur kohët e fundit me opozitën në Shqipëri”, tha Kokalari.

Kongresmeni letër DASH

Ajo që e shton akoma më shumë bindjen se është ngritur një lob i fuqishëm pro Berishës është lëvizja e radhës e kongresmenit Lee Zeldin.

Në lidhje me vendimin për përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në listën e zezë të DASH, ai dje i ka kërkuar zyrtarisht sqarime edhe Departamentit të Shtetit, përmes një letre.

“Departamenti i Shtetit ka shpallur së fundmi sanksione ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke cituar përfshirjen në korrupsion domethënëse.

Sipas këtyre sanksioneve, Berisha, gruaja dhe fëmijët e tij nuk lejohet të udhëtojnë drejt SHBA. Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA, duke bërë që shumë njerëz të ngrenë pikëpyetje për këtë vendim të befasishëm.

Pas mundësisë për të diskutuar këto sanksione me Sekretarin Blinken gjatë një seance dëgjimorë të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, po u kërkoj akses te i gjithë informacioni ku është bazuar Departamenti i Shtetit për të marrë këtë vendim ndaj Berishës dhe familjes së tij”, thuhet në letër.

Share212Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In