• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Blinken fton kongresmenët që kanë pikëpyetje mbi provat e korrupsionit të Sali Berishës të lexojnë dosjen në DASH

08/06/2021
in Aktualitet, Debat, Dosja X, Kryesore
A A
Blinken fton kongresmenët që kanë pikëpyetje mbi provat e korrupsionit të Sali Berishës të lexojnë dosjen në DASH
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një kongresmenen me emrin Lee Zeldin, ka pyetur pyetje sekretarin e Shtetit Antony Blinken mbi caktimin e Sali Berishës si person non grata nga SHBA dhe kërkoi fakte që Blinken ka mbi korrupsionin e Berishës.

Blinken është përgjigjur që faktet janë të qarta dhe nëse kongresmeni kërkon të informohet, duhet ta bëjë këtë në rrugë zyrtare, jo në media.

Debati ndodhi gjatë një seancë dëshmie të sekretarit Blinken në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, që deri në fund të vitit të kaluar drejtohej nga kongresisti Eliot Engel.

Kreu i Departamentit të Shtetit e ftoi kongresistin Zeldin dhe çdo anëtar të Komitetit që ishte i interesuar që të shkonte në sektorin ligjor të Departamentit për të parë procesin që ka sjellë caktimin e Berishës dhe familjes së tij në listën e ndaluar.

Ai tha se këto vendime zakonisht merren në kuadrin e shtimit të përpjekjeve të Departamentit të Shtetit për të kufizuar dhe penguar korrupsionin në botë si dhe ndikimin e tij në drejtat e njeriut.

Zeldin e shpërfilli ftesën personale për në Departamentin e Shtetit dhe pyeti Sekretarin nëse mund të ndante ndonjë informacion aty në publik me Komitetin.

Kur Blinken përsëri ftesën e tij për çdo anëtar të Komitetit, kongresisti republikan nga Long Island, New York, e pyeti se çfarë duhet të bëjë një gazetar për të mësuar për procesin dhe për të marrë infomacione për punën e Berishës.

Sekretari Blinken tha se çdo gazetar duhet të kontaktojë zëdhënësin e Departamentin e Shtetit për çfarëdo informacioni që lejohet për publikim. Të marrë pjesë në konferencat e shtypit, etj.

Zeldin pastaj pyeti nëse filantropisti i njohur George Soros, të cilin Berisha e ka akuzuar në mënyrë të tërthortë se sa ndikuar këtë process, ka komunikuar me Departamentin e Shtetit dhe me Sekretarin. “Sa për të qartësuar situatën”, tha Zeldin, mbase për të thënë se nuk po e merr të mirëqënë akuzën.

“Nuk kam folur ndonjëherë me të për këtë çështje. Nuk mund të flas për çdo njeri në Departamentin e Shtetit, por nuk kam pasur ndonjë komunikim me të”, tha Blinken në përgjigjen e tij.

Zeldin kaloi në tema të tjera dhe nuk duket se temat e Ballkanit morën ndonjë vëmendje tjetër të detajuar në këtë dëgjesë përveç këtij shkëmbimi. Mungoi një pyetje për Kosovën dhe dialogun e mundshëm me Serbinë.

Ndihma e jashtme, origjina e virusit COVID-19 dhe raporti me Kinën, gjendja në Lindjen e Mesme ishin disa mes shumë temave që shqetësonin kongresistët.

Kongresisti Zeldin është bërë i njohur në komunitetin shqiptar për përpjekjet e tij për të sjellë drejtësi për vëllezërit Bytyçi. Shqiptarët kanë bërë disa takime fondmbledhëse për rizgjedhjen e tij.

Komiteti i Punëve të Jashtme është drejtuar nga kongresisti Eliot Engel deri në 31 dhjetor 2020.

(Në videon më poshtë shihni në minutën 1.36.00)

LEE ZELDIN: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha. Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

ANTONY BLINKEN: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve dhe ata të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht.

LEE ZELDIN: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?

ANTONY BLINKEN: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja që mund ta ndajmë me ju dhe me këdo që është i interesuar.

LEE ZELDIN: Kam bërë disa kërkime për përfshirje korruptive të tij dhe s’mund të gjeja asjgë.

ANTONY BLINKEN: E para, ejani në Zyrën e Legjislacionit, përpara se të dalë në medie, në mënyrë që të sigurosh informacion dhe, e dyta, eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’iu sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona.


Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In