• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PS listë të pastër! Ja 12 kandidatët për deputetë të LSI-së dhe PD-së, që do skanohen nga prokuroria, verifikime dhe jashtë shtetit

22/03/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
PS listë të pastër! Ja 12 kandidatët për deputetë të LSI-së dhe PD-së, që do skanohen nga prokuroria, verifikime dhe jashtë shtetit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen emrat e kandidatëve për deputetë që do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë të figurës nga prokuroria. Pak ditë më parë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zbuloi se janë 10 deri në 15 emra nga kandidatët për deputetë, që rezultojnë të përfshirë në disa vepra penale, për të cilët kanë kërkuar verifikime nga Prokuroria e Përgjithshme. Gazeta ka mësuar se kush janë kandidatët me “cen” dhe bëhet fjalë për plot 12 të tillë. Kështu, pjesa më e madhe e tyre i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku mësohet se për disa tashmë prokuroria dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, po skanojnë të shkuarën e tyre. Ndërkohë mësohet se emrat e të tjerëve do të dërgohen këtë javë. Sipas burimeve, për emrat që rezultojnë të dënuar jashtë vendit do të ketë kontakte me shtetet homologe dhe po ashtu mund t’u merren shenjat e gishtave për të bërë verifikime me ndihmën e Interpol.

Nga 7 emrat e LSI te Doshi

Më konkretisht kandidati i parë që i përket partisë së Kryemadhit, për të cilin do ketë verifikim të thelluar është Ilir Hysi. Ky i fundit kandidon në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e LSI në Qarkun e Vlorës, ndërkohë që referuar formularit të dekriminalizimit rezulton se në vitet 2002-2003 është hetuar në Itali për trafik të lëndëve të paligjshme, por sipas tij, në fund ka dalë i pafajshëm. Madje, ka ndryshuar emrin nga Ilirjan në Ilir Hysi. Ndërsa një tjetër emër për të cilin kërkohet ndihma e institucionit të akuzës është Ferdinand Aligjoni. Ky i fundit është kandidati i LSI në Qarkun e Vlorës dhe sipas formularit të dekriminalizimit të dorëzuar pranë KZQ, rezulton i dënuar në vitin 1989 dhe në vitin 2018. Në vitin 2018 është dënuar për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Po ashtu, prokuroria do të skanojë edhe Arben Muçajn, i cili është kandidati i LSI-së në Tiranë, ku sipas asaj që ka shkruar në formularin e dekriminalizimit rezulton se është dënuar në janar të vitit 2019, për veprën penale të fshehjes së pasurisë. Ndërkohë verifikim të thelluara ka edhe për Ded Ngrecën, kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës, ku sipas formularit të dekriminalizimit që ka dorëzuar në KQZ, rezulton se është dënuar për fshehje ose deklarim të rremë pasurie. Ndreca është dënuar nga shkalla e parë në 2019, vendim të cilin e ka ankimuar në Apel. Ndërkaq KQZ ka vënë në lëvizje prokurorinë edhe për Ashim Tafilakun, kandidati i LSI-së në Qarkun e Shkodrës, i cili rezulton është dënuar në vitin 2014 me gjobë prej 40.000 lekë, për veprën penale të organizimit të lotarive, lojërave të fatit dhe bixhozit në kundërshtim me ligjin. Sakaq, një tjetër emër që po skanohet është Durim Hoçja, i cili është kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, ku rezulton se është proceduar në vitin 2014 për plagosje. Po ashtu, një tjetër kandidat i Kryemadhit që po verifikohet është Elton Ismaili. Nga ana tjetër, prokuroria ka nisur verifikime edhe për kandidatin e PSD, Tom Doshin, i cili është shpallur “Non Grata” nga DASH.

2 kandidatë të PD dhe 2 të pavarur

Por përveç kandidatëve të partisë së Kryemadhit, gazeta ka mësuar se Njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimin edhe për 2 kandidatë të pavarur dhe dy të PD-së, të cilët janë pjesë e listave të zgjedhjeve të 25 prillit. Kështu, me kërkesë të KQZ-së, Njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimin për Bojken Abazin, kandidat i pavarur i Vetëvendosjes, Pal Shkambi, kandidat i pavarur dhe Rezart Tusha e Zef Hila, kandidatë të PD.

Sipas informacioneve, mësohet se verifikimi i Abazit ka lidhje me shoqërimet e tij nga policia gjatë protestave të Vetëvendosjes në Kosovë. Ndërsa verifikimi për z. Shkëmbi, për shkak se ka qenë i dënuar 4 herë siç shihet në formularin e vetëdeklarimit të siguruar nga gazeta. Ndërkohë që verifikimi për kandidatin demokrat, Rezart Tusha, ka nisur pas akuzave të PS se ai ka qenë i arrestuar në Zvicër si i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike. Ndërsa për kandidatin e PD në Qarkun e Shkodrës, Zef Hila, verifikimi ka nisur pas akuzave të socialistëve në adresë të tij.

Share212Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

02/08/2025
“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

02/08/2025
Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In