• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas Tom Doshit, Ilirian Celibashi dërgon në prokurori edhe 15 kandidatë për deputetë

20/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Pas Tom Doshit, Ilirian Celibashi dërgon në prokurori edhe 15 kandidatë për deputetë
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Tom Doshit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në prokurori për verifikim rreth 15 kandidatë, pasi dyshohet se janë përfshirë në rekorde kriminale.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, gjatë një prononcimi për mediat, u pyet për rastin e Tom Doshit, për të cilin u kërkua nga Ambasada e SHBA që të mos kandidonte, ndërsa theksoi se do t’i drejtohet Prokurorisë për të bërë një verifikim më të thellë.

“KQZ nuk është se po e transferon çështjen, por jemi tek procesi i verifikimit dhe kërkon angazhim të Prokurorisë. KQZ bën administrimin dhe vlerësimin e dokumenteve”, deklaroi ai. Më tej, Më tej Celibashi zbuloi se përveç Tom Doshit janë rreth 15 kandidatë që do të verifikohen pasi ka indicie se kanë probleme me dekriminalizimin. “Pardje kemi regjistruar listat. Dhe kemi kandidatë zyrtarisht për deputet. Ne jemi në të drejtën për të filluar proces verifikim. Nuk është vetëm Doshi, deri më tani kemi 10-15 raste por kjo do të vazhdojë. Po verifikohen dokumentacioni. Dhe do ja dërgojmë Prokurorisë”, nënvizoi Celibashi.

Zbardhen formularët e dekriminalizimit që kanë plotësuar disa nga kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Gazeta pak ditë më parë publikoi detaje nga formularët e dekriminalizimit për disa nga kandidatët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërkohë që tashmë ka siguruar edhe formularët e një pjesë të kandidatëve të PD që kanë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por ajo bie në sy është fakti se mes emrave ka edhe nga ata individë që kanë ndryshuar mbiemrin, janë hetuar apo proceduar penalisht nga Polica e Shtetit.

Më konkretisht, Lefter Geshtenja, i cili është kandidat i PD në Qarkun e Elbasanit nën siglën e koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim”, sipas formularit të dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ rezulton se ka ndryshuar mbiemrin, pasi e ka pasur Kostenja, ndërsa i ati ka ndryshuar emrin nga Alush që e ka pasur në Lush.

Por mes kandidatëve demokratë të koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim”, ka nga ata që janë proceduar dhe hetuar. Kështu, Xhelal Mziu, i cili është edhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetët të PD në Qarkun e Dibrës, nën siglën e koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim”, sipas formularit të dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ rezulton se në prill të vitit 2015 ka pasur procedim penal për shpërdorim detyre, por që më pas siç thotë ai, gjykata ka vendosur për të masën me dy vite burg dhe dy vite mos ushtrim të funksioneve publike.

Po ashtu, zoti Mziu në formular shkruan se ndaj tij në vitin 2016 ka pasur në ngarkim një tjetër vepër penale për shpërdorim detyre referuar asaj të vitit 2015, por që gjykata ka vendosur prishjen e vendimit të vitit 2015 dhe pushimin e çështjes ndaj kandidatit demokrat.

Ndërkohë, mes emrave të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit është edhe Rezart Tusha, i cili kandidon për deputet në Qarkun e Durrësit dhe që mazhoranca pretendon se ai duhet të largohet, pasi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, për shkak se sipas socialistëve, ka qenë dënuar jashtë Shqipërisë për shitje të lëndëve narkotike.

Mirëpo, gazeta ka siguruar formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku zoti Tusha shkruan se është ndalur nga policia në Zvicër diku rreth vitit 1994-95 dhe i është komunikuar nga uniformat blu verbalisht se duhet të largohet nga ky shtet, për shkak se i kishte mbaruar leja provizore e qëndrimit. Pra, kemi një përplasje deklaratash duhet thënë.

Share224Tweet140
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In