• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Korrupsioni në krye të listës: DASH i tregon rrugën SPAK për të shkuar te dosjet e bujshme! Ja 5 çështjet ku duhet të fokusohen “specialët”

05/03/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Korrupsioni në krye të listës: DASH i tregon rrugën SPAK për të shkuar te dosjet e bujshme! Ja 5 çështjet ku duhet të fokusohen “specialët”
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë optimiste lidhur me reformën në drejtësi. Edhe pse në vend ajo po sulmohet nga shumë politikanë, duket se mbështetja nuk vjen vetëm nga ambasada amerikane, por edhe nga Uashingtoni.

Të mërkurën DASH publikoi raportin për pastrimin e parave, por ky raport duket se është dhe një udhëzues për SPAK se ku duhet ta fokusojë punën në muajt në vijim. Sipas amerikanëve, 5 probleme kryesore që duhet të luftohen janë: Korrupsioni, pastrimi i parave, krimi ekonomik, trafiku i drogës dhe krimi i organizuar. Nëse lexohet me vëmendje raporti, kërkohet që të bëhet më shumë punë në këtë aspekt.

“Shqipëria duhet të zbatojë në mënyrë efektive ligjet ekzistuese. Policia dhe prokurorët duhet të përqendrohen te korrupsioni, pastrimi i parave dhe krimi ekonomik. Emërimi i personelit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila është policia gjyqësore e SPAK, ka pësuar vonesa, por puna vazhdon.

Ndryshimet thelbësore të Kodit Penal në 2016 dhe 2017 kishin për qëllim të ndërtonin një sistem më efektiv, por zbatimi i këtyre ndryshimeve është ende një sfidë”, theksohet në raport. Grupi i dytë ku kërkohet të ketë më shumë vëmendje është padyshim krimi i organizuar dhe trafiku i drogës. Amerikanët shprehen besimplotë se me reformën në drejtësi do të ketë luftë më të theksuar në këtë aspekt.

“Reformat e drejtësisë në Shqipëri synon ndjekjen penale dhe dënimin e trafikantëve të drogës krimin e organizuar. Prokurorët tani kombinojnë akuzat e lidhura me drogën me akuzat e krimit të organizuar”, theksohet më tej. Amerikanët më tej kanë treguar dhe fushat ku do të asistojnë drejtësinë shqiptare. Ndihma kryesore është që Shqipëria do të bëhet pjesë e hetimeve ndërkombëtare për krimet e mësipërme. Po ashtu do të ketë trajnime për të përsosur teknikat e hetimit.

Mesazhet e DASH

Por edhe pse shihet me shqetësim niveli i korrupsionit dhe i pastrimit të parave, për amerikanët ndryshimi mund të vijë përmes Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në raport vlerësohet reforma në drejtësi dhe sidomos ngritja e organeve antikorrupsion.

“Në Janar 2020, Parlamenti miratoi legjislacionin anti-ilegal të pasurimit që i jep Organit të Specializuar Antikorrupsion (SPAK) dhe Policisë së Shtetit Shqiptar (PSH) aftësinë për të synuar pasuri të paligjshme përmes sekuestrimit dhe konfiskimit dhe kufizon veprimtarinë ekonomike dhe lëvizjen e lirë të kriminelëve. Ndërsa është efektiv në sekuestrimin fillestar të pasurisë, plotësimi i kërkesave dëshmuese për sekuestrimin përfundimtar të pasurisë mbetet sfidues.

Ndryshimet e fundit ligjore dhe të politikave kanë përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare, megjithëse zbatimi ka qenë i paqëndrueshëm. Ligji Anti-Mafia u ndryshua në vitin 2020 për të përmirësuar menaxhimin e pasurive të konfiskuara.

Ligji shqiptar kërkon zbulimin vjetor të pasurive nga zyrtarët publikë, duke përfshirë një kërkesë që zyrtarët të deklarojnë trajtim preferencial dhe pronësi përfituese të pasurive. Dispozitat gjithashtu ndalojnë zyrtarët të mbajnë para të konsiderueshme jashtë sistemit bankar”, thuhet aty.

Share207Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In