• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA mesazh “vdekjeprurës” Metës me dekorimin e Ardian Dvoranit! Presidenti i Republikës dhe partia e gruas së tij në prag të humnerës

24/02/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
SHBA mesazh “vdekjeprurës” Metës me dekorimin e Ardian Dvoranit! Presidenti i Republikës dhe partia e gruas së tij në prag të humnerës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkundur dje nga themelet institucionin e Presidencës. Sulmet ndaj ambasadorëve dhe tentativat e shumta për të zhbërë reformën në drejtësi duket se do t’i kushtojnë jashtëzakonisht shtrenjtë Ilir Metës.

Dje presidenti ka marrë një shuplakë të fortë nga vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. DASH ka publikuar një listë me 12 personazhet më të fuqishëm në luftën ndaj korrupsionit në të gjithë botën dhe mes tyre është emri i Ardian Dvoranit, gjyqtarit nga Shqipëria. Ai është vlerësuar për angazhimin e tij në zbatimin e reformës dhe rezistencën ndaj presionit politik.

“Si nismëtar kryesor i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë gjyqtari Ardian Dvorani zhvilloi mekanizma për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuuan në vendimin e BE-së në mars 2020 për të hapur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe çuan në mbrojtje kushtetuese për institucionet e reja antikorrupsion të Shqipërisë”, thuhet në motivacionin e amerikanëve.

Çmimi i ri “Kampionët Ndërkombëtarë të Antikorrupsionit”, siç u shpreh Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre.

Mesazhi amerikan

Vlerësimi ndaj Ardian Dvoranit është padyshim një shuplakë ndaj presidentit Ilir Meta, pasi gjyqtari njihet si armiku më i fortë i kreut të shtetit. Meta bëri një luftë të ethshme kundër tij derisa e largoi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Po ashtu e sulmoi dhe anatemoi publikisht ndërsa e paditi dhe në SPAK për shpërdorim detyre. Por duhet theksuar se Ardian Dvorani është i vetmi gjyqtar që i doli kundër presidentit në gjyqin e aferës me bllokun 700 mijë euro.

Ai ishte pro ekspertizës ndërkombëtare, e cila nëse do të ishte pranuar, presidenti do të ishte ndoshta në burg sot. Kohët e fundit flitej në korridoret e politikës se amerikanët po punojnë për të shkrirë LSI dhe nxjerrë Ilir Metën jashtë loje, ndërsa dje kjo u konfirmua. Ish-deputeti i LSI, Gledion Rehovica pak ditë më parë tha se ndërkombëtarët u kanë kërkuar funksionarëve të LSI të braktisin LSI. Nga ana tjetër PD e braktisi Kryemadhin. Tani DASH dekoron armikun e Metës. Të gjitha këto tregojnë se presidenti dhe partia e gruas së tij janë në prag të humnerës.

Bien kambanat për Ilir Metën

Meta prej kohësh ka folur për një bandë ndërkombëtare, por duket se tashmë do i ketë keq punët. Dekorimi i Dvoranit është sinjal i qartë i amerikanëve se presidenti është në shënjestër, në një kohë kur BKH është drejt zyrtarizmit, ndërkohë që SPAK ka nisur të hapë dosjet e bujshme. Reagimet dje të Metës tregojnë fare qartë se dekorimi i Dvoranit ka rënë si bombë në Presidencë, pasi nëse vihesh në shënjestër të Uashingtonit, është shumë e vështirë që të dalësh. Gjatë kohës që Joe Biden ishte zv/president, në Tiranë flitej për arrestimin e Ilir Metës.

Vetë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla tha në atë kohë se ish-ambasadori Donald Lu i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës. Pasi ra administrata “Obama”, ra qetësia në LSI. Në atë kohë po ashtu ishte dhe procesi gjyqësor ndaj Kastriot Ismailit të CEZ-DIA ku ishte një kambanë alarmi për presidentin. Të gjitha u shuan si me magji pas ardhjes së Trump në pushtet. Por kthimi i Biden në Shtëpinë e Bardhë duket se është kambanë alarmi për kreun e shtetit. Vetë presidenti ka bekuar listën me 12 emra, ku spikat Ardian Dvorani, armiku më i ashpër i presidentit./Kliti Topalli

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In