• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Yuri Kim paralajmëron pushtetarët, deklaron se SPAK ka në dorë disa dosje të bujshme, shton presionin për të goditur të korruptuarit

06/02/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Yuri Kim paralajmëron pushtetarët, deklaron se SPAK ka në dorë disa dosje të bujshme, shton presionin për të goditur të korruptuarit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar dje se në duart e prokurorëve të SPAK ndodhen disa dosje tepër të rëndësishme. SHBA po investohet fuqishëm për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, ndërsa Yuri Kim ka dhënë sinjale të forta se gjërat shumë shpejt do të lëvizin.

Gjatë një takimi me zyrat e Policisë së Shtetit ku u dhuruan pajisje për kontrollin e kufirit, ambasadorja deklaroi se gjithë shqiptarët sytë i kanë tek SPAK. “Kur flas me shqiptarët gjëja që më thonë më së shumti janë kostot e korrupsionit e krimit të organizuar. Sot po shikojmë se si organizata brenda shtetit kanë filluar të ndërmarrin veprime. Kemi parë se si SPAK ka njoftuar disa çështje të mëdha.

Kjo s’do ishte e mundur pa përpjekjet e Policisë së Shtetit dhe pa bashkëpunimin e ngushtë mes SHBA e Shqipërisë. Në kohët që jetojmë, krimi zakonisht është ndërkufitar, ndërkombëtar, duhet të themi që angazhimi i një pjese si policisë kufitare nuk mjafton, e rëndësishme që të gjitha agjencitë të bashkëpunojnë”, tha Kim.

Lufta ndaj korrupsionit

Ajo u shpreh se duhet të bëjmë akoma dhe më shumë përpjekje për të luftuar korrupsionin, trafikimin e armëve, tregtitë e lëndëve narkotike dhe krimin e organizuar kombëtar. Kim u shpreh se të gjitha këto mblidhen në një pikë të përbashkët pra drejtohen nga individë që janë të pamëshirshëm.

Sipas ambasadores, të gjithë kemi rol për të ndihmuar në funksionimin e sundimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit të organizuar. “Trafikimi i armëve të shkatërrimit në masë, tregtitë e paligjshme të narkotikëve, terrorizmi dhe krimi i organizuar ndërkombëtar, kanë një nyje të përbashkët, ato drejtohen nga aktorë keqdashës që dinë të përshtaten e janë të pamëshirshëm, për këtë arsye dhe ne duhet të jemi të përshtatshëm për t’i vazhduar këto përpjekje. Ne kemi të gjithë një rol për të luajtur për të çuar para sundimin e ligjit e për të luftuar krimin, jam e kënaqur që kemi mundësinë të bëjmë bashkë me Shqipërinë”, u shpreh Kim.

Programi i Sigurisë së SHBA dhuron pajisje për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit. Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dje u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve që do shërbejnë për kontrollin dhe mbikëqyrjen në pikat e kalimit kufirit kufitar.

Gjatë ceremonisë me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Yuri Kim kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të SHBA-së.

Kim: SPAK, shembull i drejtësisë së re

Ambasadorja Yuri Kim, dje reagoi edhe mbi konfiskimin e 60 mln eurove pasuri të grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit. Kim u shpreh se ky është një tjetër shembull sesi vendi ynë ka një bashkëpunim të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se shpreson që SPAK të sjellë akoma dhe më shumë rezultate të tjera. “Një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar:

SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milionë €. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-Shqipëri. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar”, deklaroi Kim në rrjete sociale.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In