• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A ka konflikt mes Ramës dhe Yuri Kim?! Rama i përgjigjet me ironi ambasadores: Kandidatët sipas ligjit zgjedhor! Partia nuk është struktur policore!

02/02/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
A ka konflikt mes Ramës dhe Yuri Kim?! Rama i përgjigjet me ironi ambasadores: Kandidatët sipas ligjit zgjedhor! Partia nuk është struktur policore!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Listat e kandidatëve për deputetë rrezikojnë të fusin partitë politike në luftë me amerikanët. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka shtuar presionet ndaj krerëve të partive politike në vendin tonë, ndërsa iu ka kërkuar hapur që të bëjnë kujdes me listën e kandidatëve.

Por ditën e djeshme ka ardhur reagimi i parë nga politika shqiptare për këtë çështje. Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili teksa u pyet nga mediat pas mbarimit të mbledhjes me 12 drejtuesit e Partisë Socialiste për deklaratat e ambasadores Kim se duhet të nxjerrin kandidatë të pastër për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, është shprehur se kjo çështje nuk i takon atij.

Prerë dhe qartë kryeministri Rama e ka cilësuar përgjegjësi personale të çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale, ndërsa thumboi ambasadoren kur paralajmëroi se nuk do e kthejë partinë në gijotinë. “Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarimi është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë.

S’kemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, deklaroi Rama. Por përmes kësaj përgjigje të ashpër dhe deri diku injoruese, kryeministri Edi Rama, pra Partia Socialiste rrezikon që të hyjë në sherr me amerikanët. Kjo pasi drejt PS kanë shkuar së fundmi dy ish-deputetët nga partitë e tjera, të cilët lanë Parlamentin pikërisht pasi ishin subjekt të Ligjit të Dekriminalizimit. Kështu që nëse do të vijohet me këtë strategji, ku shefi i socialistëve do të refuzojë apelin e ambasadores, rrezikon që kjo çështje të kthehet “mollë sherri” mes PS dhe ndërkombëtarëve.

Ndërkohë e njëjtat gjë mund të ndodhë edhe me partitë e tjera nëse injorojnë thirrjet e ambasadorëve, duke futur në lista kandidatë me rekorde kriminale. Ndërkohë kreu i qeverisë u pyet edhe për emra të veçantë, si Gledion Rehovica që ka kaluar nga Lëvizja Socialiste për Integrim tek Partia Socialiste, ndërsa theksoi se emrat janë çështje e procesit. “Nuk bëj komente për emra të veçantë sepse emrat e veçantë janë çështje e procesit që vazhdon. Në fund do të dalë lista duke u bazuar dhe tek puna që secili bën deri tani që flasim. Duke u bazuar tek një skuadër, kështu që është e kotë të merremi me emra të veçantë”, u shpreh ai.

Rama tregon ku do kandidojë në zgjedhje

Më tej në prononcimin e tij pas mbledhjes me koordinatorët politikë në qarqe, kryeministri Edi Rama ndërsa është pyetur se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit la të kuptohet se do të jetë në 2 qarqe, në Durrës dhe në Vlorë. “Ky është problemi më i vogël, por është e sigurtë që unë Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Më herët gjatë muajit janar një apel për klasën politike që të kandidojnë emra të pastër për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit artikuloi edhe zyrtari i DASH, Matthew Palmer gjatë një interviste për një media shqiptare. “Duam që opinioni dhe mendimi i votuesve të shprehet në kutitë e votimit dhe që kjo të pasqyrohet në përbërjen e parlamentit dhe në politikat që pasqyrojnë ambiciet dhe dëshirat e popullit shqiptar. Kjo është mënyra se si funksionon demokracia dhe ne jemi me të vërtetë shpresëplotë që zgjedhjet në prill do të sigurojnë dhe do të plotësojnë këto ambicie”, deklaroi Palmer. /Rigels Seliman

Share207Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In