Shtimi i rasteve me koronavirus në vendin tonë ka detyruar Komitetin e Ekspertëve të ndërmarrë disa masa kufizuese.
Kështu është vendosur mbyllja e konvikteve, dhe zhvillimi online i mësimit për studentët. Gjithashtu po vlerësohet mbyllja e bareve në zonën e bllokut pas orës 22:00
Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP tha se vendimi për të zhvendosur online mësimin në universitete u mor pas të dhënave epidemiologjike që tregonin një shtim të rasteve me COVID-19 gjatë dy javëve të fundit dhe përhapjen më të madhe të infeksionit në moshat e reja.
Sa i përket shkollave 9-vjeçare, Bino tha se nga vlerësimet e bëra deri tani, të mbështetura edhe në të dhënat botërore, rezulton se këto ambiente nuk kanë impakt në përhapjen e epidemisë.