• Kontakt
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bien të ardhurat, bashkitë zhyten në borxhe

23/10/2020
in Aktualitet
A A
Bien të ardhurat, bashkitë zhyten në borxhe
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përballë mungesës së financave për krizën e shkaktuar nga pandemia, bashkitë kanë rritur detyrimet e prapambetura. Sipas raportit të financave vendore për 6 mujorin e parë të vitit, borxhet kanë arritur në 8.7 miliardë lekëve duke shënuar një rritje me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm nga tarifat vendore janë mbledhur 11.1 miliardë lekë.

“Rreth 52% e stokut të detyrimeve të prapambetura përfaqësohet nga investimet, 22% nga detyrime për mallra dhe shërbime, rreth 14% nga vendime gjyqësore dhe 12% nga detyrime të tjera”, thuhet në raport.

Sipas raportit të ardhurat e pushtetit vendor në 6 muajit e parë të vitit kanë rënë me 23.8%, duke reflektuar goditjen që kanë marrë nga tërmetet e 2019 si dhe pandemia COVID-19.

“Në terma nominalë, të ardhurat nga taksat vendore regjistruan një nivel prej rreth 7.1 miliardë lekë, në tkurrje me rreth 23.7% në terma vjetorë apo rreth 2.2 miliardë lekë më pak krahasuar me një vit më parë”, thuhet në raportin e financave vendore për gjashtëmujorin e parë.

Ndikimi më i madh në tkurrjen e të ardhurave të pushtetit vendor e ka dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë, por edhe goditja e turizmit

“Në nivel vendor, të ardhurat nga taksa vendore mbi veprimtarinë e shërbimit hotelier shënuan një nivel prej rreth 37.2 milionë lekë, në rënie me rreth 44.4% në terma vjetorë”, vijon raporti.

Ndërkohë paratë e mbledhura nga tatimi i thjeshtuar që paguhet nga bizneset me xhiro 5-8 milionë lekë janë rritur, edhe pse subjektet ishin të mbyllura.

“Të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël regjistruan një vlerë prej 332.3 milionë lekë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, në rritje me rreth 4.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, nënvizohet në raport.

Rënia më e madhe në mbledhjen e të ardhurave është regjistruar në bashkitë Selenicë, Lezhë, Kurbin, Roskovec, Mirditë Kamëz dhe Kavajë me -50 deri në 65%. Kurse bashkitë Dibër, Dropull, Gjirokastër, Gramsh, Krujë, Maliq, Mallakastër, Peqin, Përmet, Pogradec, Përrenjas, Shkodër dhe Vlorë shënuan më pak renide që luhatet në intervalin deri në -19.9%./Shqiptarja.com

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In