• Kontakt
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A e ka lënë amanet Skënderbeu, trafikun e pasaportave?!

20/10/2020
in Aktualitet
A A
A e ka lënë amanet Skënderbeu, trafikun e pasaportave?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Sot na duhet t’i kërkojmë ndjesë Skënderbeut, Izetbegoviçit, dhe dy kompanive të ushtrisë shqiptare.

I pari, sepse i duhet të rrotullohet sot në varr e të pyesë Lek Dukagjinin, se në cilën pikë të amanetit ja ka lënë Shqipërinë amanet Ilir Metës.

Duhet t’i kërkojmë ndjesë dhe Izetbegoviçit, pasi ish- presidenti i Bosnjës tani e ka të paqartë, nëse fatin e tij e ka Edi Rama, apo Lulzim Basha.

Të tretëve duhet t’u kërkojmë ndjesë ushtarëve tanë të dy kompanive paqeruajtëse që kemi si bërthamë të ushtrisë shqiptare, që presidenti mund t’i tërheqë nga misionet paqeruajtëse, për të mbrojtur Kushtetutën në Presidencë, nga armiqtë e huaj dhe të brendshëm.

Kjo gjë mund të ishte shmangur.

Ilir Meta e kishte një hall që shpiku amanet të Skënderbeut për të. Skënderbeu ka luftuar për të mbrojtur Perëndimin nga osmanët, ndërsa Ilir Meta e ka luftën me Perëndimin si osman. Ndaj nuk ka arsye që princi ynë, që ishte mburoja e Perëndimit në Shqipëri, t’i linte amanet një jeniçieri të marrë, që i ka hapur luftë Perëndimit.

Po ashtu, Ilir Meta nuk kish pse kujtonte sot Izetbegoviçin e ndjerë. I kapur peng në aeroport nga ushtarët serbë në vitin 1992, Izetbegoviçi mori vartësin e tij për t’i thënë vazhdoni luftën. Nëse Ilir Meta e ka fjalën për Lulzim Bashën, i bie që ky të marrë Gaz Bardhin e të thotë “Vazhdoni se mua më ka marr peng Edi Rama”.

Nëse e ka për Edi Ramën, ky i bie të marrë në telefon Erjon Braçen dhe t’i thotë “Vazhdoni se më ka marr peng Lul Basha.”

Kështu që dhe kjo lajthitje e Ilir Metës ishte e tepërt, po të mos kishte një hall.

Aq më shumë Ilir Meta nuk kishte pse u referohej Forcave të Armatosura, që në fakt janë thjeshtë dy kompani ushtarësh që të jenë në gatishmëri për të, në luftën ndaj armiqve të jashtëm e të brendshëm. Ne jemi vend i NATO-s dhe nga armiqtë e jashtëm na mbron NATO. Nga armiqtë e brendshëm na ndihmojnë zgjedhjet.

Ilir Meta nuk do as NATO-n, as zgjedhjet, kështu që u kërkon ndihmë kot atyre, se ata marrin rrogën tek Olta Xhaçka. Ishte tjetër hall ai që e detyroi Ilir Metën ta bëjë këtë.

Këto lajthitje të Ilir Metës nuk vijnë thjeshtë se është çmendur. Sot ai donte të dukej më shumë se i çmendur. Donte të thoshte gjëra pa lidhje, të ngatërronte gjithë dynjanë, të përfliste Bashën, Ramën, Skënderbeun, Izetbegoviçin, ushtrinë, e këdo tjetër, me qëllim që njerëzit të harronin përse e kishte thirrur konferencën e shtypit.

Ai ishte gati të fliste dhe për hënën e plotë, të merrte përsipër vrasje e vetëvrasje, të shpikte ndonjë komplot kombëtar apo ndërkombëtar kundër tij, vetëm që të gjithë ne të harronim se ditën e shtunë, zëdhënësi i tij njoftoi se ditën e hënë, presidenti Ilir Meta do të dalë në konferencë për shtyp me gazetarët e oborrit të Presidencës, që të bëjë transparente historinë e shtetësive të paligjshme që ka dhënë.

Kujtojmë se Ilir Meta ka dhënë 817 shtetësi si përjashtim nga ligji, për arsye kombëtare, në shumicë klientë të sekserëve të Presidencës, dhe rreth 900 të tjera sipas ligjit. Pra ka barazuar përjashtimet nga ligji, me ato që të jep ligji.

Sot me sa duket, kur këshilltarët i kanë vënë letrat para, kur ka parë se e ka shkelur ligjin me të dy këmbët, kur ka ndjerë rrezikun se mund t’i hapet një proces hetimi parlamentar dhe pastaj të depozitohen në SPAK provat për shtetësitë e paligjshme, ka ndryshuar mendjen.

Dhe ka vendosur më mirë të thotë ca marrëzi si pasardhës i Skënderbeut, apo të ngjallë dilema mes Bashës e Ramës, se kush duhet të imitojë Izetbegoviçin, të kërcënojë si komandant i Përgjithshëm, se sa të flasë pse ka shkelur me dy këmbët ligjin e shtetësisë, duke bërë trafik me pasaporta.

Nuk është aq budalla sa duket. Është i çmendur. Dhe të çmendurit shpesh e kanë një fije talenti, për të bërë si budallenj, kur kapen mat.

Tani të presim kur do na e sqarojë këtë punën e pasaportave, se sot na sqaroi Skënderbeun, Izetbegoviçin dhe vetëmbrojtjen si komandant i Përgjithshëm, që të harronim trafikun e pasaportave.

Me sa dimë ne, Skënderbeu nuk ka lënë ndonjë amanet për pasaporta, se atëhere nuk kishte pasaporta. Por po të kishte, me siguri nuk do linte amanet që ato të shiteshin për të bërë para, pasardhësi i tij 500 vjet më vonë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In