• Kontakt
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çudira berishiane! I akuzuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës akuzon Klosin: Ka kryer k.rime të shëmtuara në periudhën e luftës së Kosovës, nuk hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës

15/10/2020
in Aktualitet
A A
Çudira berishiane! I akuzuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës akuzon Klosin: Ka kryer k.rime të shëmtuara në periudhën e luftës së Kosovës, nuk hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Thellohet konflikti mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kreut të Shërbimit Informativ, Fatos Klosi. Pak ditë më parë të dy u përplasën për vrasjen e Azem Hajdarit, duke akuzuar njëri tjetrin se kanë gisht në ngjarje.

Mirëpo ish-kryeministri i ka hedhur benzinë zjarrit duke bërë përgjegjës Klosin edhe për ngjarje të tjera që kanë lidhje me Kosovën. Duke folur në emisionin “Kojshia Shoëë”, pak ditë më parë, ai është ndalur te disa ngjarje si ajo e zhdukjes së Remzi Hoxhës.

Berisha akuzon Klosin se nuk ka kryer asnjë hetim për këtë ngjarje duke qenë se mori më pas drejtimin e SHISH. Po ashtu Berisha thotë se Klosi ka kryer shumë krime në periudhën e luftës me Kosovën. “Kisha pas shumë dëshirë të gjenden fajtorët (për zhdukjen e Remzi Hoxhës). Unë jam përpjekur, dhe në të gjitha rastet kam mbajtur qëllimin më serioz dhe më transparent ndaj tij.

Atë çka unë ndiej keqardhje është politizimi. Njeriu i parë që më ka ngritur problemin ka qenë Adem Demaçi, dhe sa e ka ngritur ai çështjen unë kam thirrur shefat e policisë, SHISH dhe kam kërkuar të bëhet çdo hetim ndaj tij. Më vonë, ata që erdhën, Fatos Klosi, nuk bëri asnjë hetim. Ai është një terrorist, ai ka krime gjatë luftës në Kosovë. Ky njeri nuk bëri asnjë hetim.

Janë bërë arrestime kryekëput politike, dhe gjykata mbrapa i ka gjetur këto hetime të paligjshme. U tha se ky ka marrë pjesë apo ka qenë në grupin atentator të Gligorovit. Shërbimet e vendeve të rajonit shpenzonin miliona dollarë për mbrojtjen e Gligorovit. Keqardhje që ai nuk është gjetur.

Siç duket ai nuk ekziston më, por zgjidhja e problemit është jashtëzakonisht e rëndësishme”, është shprehur Berisha. Po ashtu ish-kryeministri ka folur dhe për zhdukjen e gazetarit Ali Uka dhe shumë çështje të tjera që janë ende pa autor.

Akuzat e Berishës

Më herët ish-kryeministri Berisha ka qenë edhe në emisionin “Rubikon” të Adriatik Kelmendit në Kosovë, ku ka folur akoma dhe më ashpër. Edhe aty ai ka bërë fajtor Klosin për të gjitha ngjarjet. Ai ka folur për vrasjen e Ali Ukës dhe të Ahmet Krasniqit, ish-ministrit Kosovar.

“Vrasja e Ali Ukës ka ndodhur në fillim të shtatorit. Ai punonte në Gazetën Shqiptare. Unë u përpoqa të mblidhja informacion. Më thanë që ka pasur shok dhome Hashim Thaçin. Kaq di për historinë e tij. Ahmet Krasniqi është eliminuar me ndërhyrjen e Fatos Klosit. Ai shoqërohej me dy oficerë të SHIK.

Ata kanë qenë aty. Me 90 për qind, vrasësit i ka zgjedhur SHIK. Ai ishte në mbrojtje dhe mbikëqyrje të plotë të SHIK”, tha ai. Ndërsa i pyetur mbi vrasjen e Iir Konushevcit, Berisha deklaroi: “Për Ilir Konushevcin, di që ka qenë një histori parash. Nuk e di a ka pasur apo nuk ka pasur. Kanë ndodhur vrasje pas vrasje. Që të kem siguri në dorasin, nuk kam. Nuk kam dijeni nëse është i implikuar shërbimi shqiptar. Mundet grupe rivale, ose mundet për grabitje parash”.

Hetimet ndaj UÇK

Sali Berisha, duke komentuar arrestimet e zyrtarëve të OVL-UÇK-së, ka thënë se dërgimi i dosjeve në zyrat e kësaj organizate është skenar dhe kurth. Sipas ish-kryeministrit shqiptar ky një skenar dhe se vlerësimi i tij është që dosjet nga Haga i kanë vjedhur serbët.

“Në vlerësimin tim, në përqindjen më të madhe, dosjet i kanë vjedhur serbët. Ky është skenar. Nëse Gucati dhe Haradinaj do të thirreshin në Hagë për krime konkrete, luftë apo kundër njerëzimit, kjo është një gjë normale, pasi ajo gjykatë prandaj është ngritë, por të flitet për dosjet që ia dërgon dikush, që i marrin nga kasafortat e gjykatës dhe ua dërgon në zyrë, ky është skenar dhe kurth”, ka thënë Berisha në RTK. Berisha shprehet se duhet hetuar kush qëndron prap këtij skenari.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In