• Kontakt
Monday, February 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha: Numri i të papunëve, bizneset po falimentojnë, njerëzit flejnë ende në çadra, siguria e fëmijëve në mëshirë të fatit

12/10/2020
in Aktualitet
A A
Basha: Numri i të papunëve, bizneset po falimentojnë, njerëzit flejnë ende në çadra, siguria e fëmijëve në mëshirë të fatit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke paralajmëruar të tjera të dhëna tronditëse për situatën ekonomike në vend.

Basha tha se kriza sa vjen e thellohet teksa ka komentuar dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i përket planit me 5 pika të opozitës për të përballuar situatën nga COVID-19.

“Javët kalojnë dhe kriza bëhet më e thellë. Sot të tjera të dhëna tronditëse. Numri i të papunëve po shtohet me qindra në ditë, numri i bizneseve që po largojnë punëtorë dhe që po mbyllen po rritet krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Shëndetësia në kufijtë e kolapsit.

Siguria e fëmijëve dhe mësuesve në shkolla është lënë në mëshirë të fatit. Qeveria dhe kryeministri nuk kanë marrë asnjë masë. Kjo është gjendja sot, përkeqësim i thellë në të gjitha aspektet e jetës.

Pyetjes suaj sot paradite nëse ka ndërmend ta zbatojë planin me 5 pika që kemi shpalosur prej dy javësh Edi Rama i është përgjigjur se nuk ka dëgjuar për këtë plan.

Në fakt unë e besoj dhe pse ju nuk e besoni, unë zgjedh ta besoj që nuk e ka dëgjuar sepse ka vite që Edi Rama nuk dëgjon njerëzit, prindërit që kanë humbur vendin e punës.

Nuk dëgjon biznesin, sipërmarrjen që ka vite që lufton për mbijetesë dhe tani po i dorëzohet falimentimit. Nuk dëgjon mjekët që kërkojnë atë që iu është premtuar, mbështetjen minimale”, deklaroi Basha.

Sipas kreut të PD, Rama nuk dëgjon mësuesit të cilët ditë për ditë marrim qindra mesazhe nga ata për mungesën e higjienës në shkolla.

“Nuk dëgjon shqiptarët që nga terminali i autobusëve ndërkombëtarë mbushin autobusët. Kur nuk dëgjon asnjë shqiptar, nuk dëgjon as planin tonë, rrugëdaljen për t’u përballur me shqiptarët.

E besoj se nuk e ka dëgjuar planin, ndonëse e ka dëgjuar çdo shqiptar dhe përmes mediave. Ajo që ka më shumë rëndësi për njerëzit sot nuk janë batutat e lodhura, xhirimet me regji qendrore të të njëjtin kantier, ku xhiron çdo javë.

Ai provokon me një qëllim, që t’ju heq shqiptarëve nga mendja premtimet e pambajtura. Ka folur për paketë të tretë, vendet po japin të pestën.

Dikë dëgjon Edi Rama. Rrugën Korçë-Leksivik e ka çuar në 5 mln euro km. Ndaj si dëgjon shqiptarët, pasi ka vendosur që të dëgjojë ata me të cilët vjedh ata që grabisin në kohë pandemie.

Si i mbajnë dyqanet hapur ata që japin me lista? Apo farmacitë? Kujtohet për ta vetëm kur i çon taksidarin.

Para disa ditësh vizitova në Fushë-Milot familjen e Viktor Gjonit. Në këtë ditë me shi ai dhe familja e tij vazhdojnë që të jenë në çadra”, tha Basha.

Kreu i PD theksoi se po afron 1-vjetori i tërmetit, por se njerëzit vazhdojnë të jenë në çadra, në shtëpi të pasigurta që mund t’ju shemben mbi kokë.

“Mendja e Ramës punon drejt të cilëve që çon miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. Ja ku është plani jonë për të vetmin njeri në Shqipëri që se ka dëgjuar”, u shpreh ai.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In