• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Kujtimet e ish-prefektit të Gjirokastrës: Bimbashi Halil efendiut u vra sepse dërgoi mjeke për ta vizituar të fejuarën e Çerçizit Topullit nëse ishte me barrë

29/08/2020
in Histori
A A
Kujtimet e ish-prefektit të Gjirokastrës: Bimbashi Halil efendiut u vra sepse dërgoi mjeke për ta vizituar të fejuarën e Çerçizit Topullit nëse ishte me barrë
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Publikohet historia e panjohur e ngjarjes së shumëpërfolur në historinë e Shqipërisë të ndodhur në marsin e vitit 1908, kur Çerçiz Topulli në bashkëpunim me komitët e tij, vrau me atentat Komandantin e Gjindarmërisë së Gjirokastrës, Bimbashin turk, Halil Efendiun, që ishte me origjinë nga Bosnja.

Historia e panjohur vjen nëpërmjet kujtimeve të Javer bej Hurshitit me origjinë nga Afkazia, ish-kryetar bashkie, prefekt, deputet, ministër dhe senator, që nga periudha e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e deri në mbarimin e Luftës në nëntorin e vitit 1944, (kur ai do të arrestohej dhe do të pushkatohej pak muaj më vonë pasi ishte gjykuar në Gjyqin Special), të cilat janë trashëguar dhe ruhen nga nipi i tij, Shahin Hurshiti, në Tiranë.

Komandanti i Gjindarmërisë së Gjirokastrës, Bimbashi Halil Efendiu, nga gjiriti, donte të diktonte se cilët ishin personat që i bënin strehë Çerçizit, që t’i internonte ata. Dikush kallzoi se e fejuara e Çerçizit, Qamoja ishte me barrë. Po të provohej kjo, do të ishte një provë e gjallë që Çerçizi mbahej prej fisit të gruas. Kështu Bimbashi vendosi që të dërgonte një doktor për ta ekzaminuar Qamon.

Kjo gjë iu njoftua Çerçizit i cili për të ndaluar një punë që ishte e turpëshme simbas zakonit tonë, vendosi që t’a vriste Bimbashin e Gjirokastrës. Në atë kohë që unë arrita te Hani i Çiçove në të hyrë të pazarit nga ana e Hazmuratit, u dëgjuan dy të shtëna një pas një dhe kur u afruam për të parë ç’kish ngjarë, pamë Bimbashin të shtrirë për dhe që kish vdekur”.

Kështu shkruhet në mes të tjerash lidhur me ngjarjen tashmë shumë të njohur në historinë e Shqipërisë që bën fjalë për vrasjen e Bimbashit turk të Gjirokastrës në vitin 1908 prej çetës së Çerçiz Topullit, në kujtimet e Javer Bej Hurushitit, ish-kryetar bashkie, prefekt, deputet, ministër dhe senator që nga periudha e shpalljes së Pavarësisë e deri në mbarimin e Luftës në vitin 1944, i cili pak muaj më pas, në prillin e vitit 1945, do të ekezkutohej me pushkatim, pasi ishte gjykuar nga “Gjyqi Special” së bashku me 63 të pandehur të tjerë, të gjithë ish-funksionarë, zyrtarë të lartë dhe intelektual të njohur që nga qeveria e parë e Ismail Qemalit e deri tek ajo e fundit nën pushtimin gjerman në nëntorin e 1944-ës./Dashnor Kaloçi

Share276Tweet173


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In