• Kontakt
Friday, January 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gent Ibrahimi “shkund” prokurorët: Mos u dekurajoni nga vetingu, ka ardhur koha e ndëshkimeve, nuk ka më të paprekshëm

11/07/2020
in Aktualitet
A A
Gent Ibrahimi “shkund” prokurorët: Mos u dekurajoni nga vetingu, ka ardhur koha e ndëshkimeve, nuk ka më të paprekshëm
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka kërkuar më shumë punë nga prokuroritë e rretheve sa u takon hetimeve. Në vazhdën e takimeve me drejtuesit e prokurorive të rretheve, Ibrahimi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Prokurorisë së rrethit Fier dhe Vlorë, znj. Violeta Shkurta dhe z. Erion Çela.

I shoqëruar edhe nga anëtari i këtij Këshillit, z. Vatë Staka, kreu i KLP-së, pasi u njoh edhe me një sërë problematikash për dy prokuroritë respektive, propozoi një bashkëpunim me të ngushtë me prokurorët në përmirësimin e punës së tyre. Zoti Ibrahimi dhe z. Staka siguruan mbështetjen e Këshillit duke i propozuar prokurorëve edhe bashkëpunim lidhur me dy rregulloret e reja sa i përket lëvizjeve paralele dhe asaj për ngritjen në detyrë. Por nga ana tjetër u kërkua më shumë seriozitet në hetime.

“Prokuroria përfaqëson interesat e shtetit në procese penale, ndaj dhe në këtë prizëm prokurorët duhet të kenë parasysh se me qëndrimin dhe veprimtarinë e tyre përfaqësojnë dhe duhet të mbrojnë interesin publik”, tha Ibrahimi. Kreu i Këshillit të Prokurorisë është ndalur dhe te vetingu.

Sipas tij ai nuk duhet të dekurajojë prokurorët. “Vetëm duke mbrojtur këtë interes, do të rritet besueshmëria e publikut, por edhe imazhi i prokurorëve në sytë e çdokujt. Reforma në drejtësi, vetingu si një proces kyç, pavarësisht ngadalësimeve dhe të metave që mund të evidentohen gjatë rrugës, duhet të pasohet pikërisht nga ndjenja e përgjegjësisë në raport me publikun, shtetin e së drejtës dhe ndëshkueshmërisë, bazuar në prova dhe fakte. Kjo është mënyra e duhur që nesër qytetarët të mos kenë dyshime në denoncimet që bëjnë, apo që të vijojë ideja se disa janë mbi ligjin dhe për rrjedhojë s’mund të preken.

Jeni në anën e duhur për sa kohë publiku do të ketë besim tek ju”, u shpreh ai. Takimet në Juglindje Ndërsa ditën e mërkurë Gent Ibrahimi, i shoqëruar nga anëtari i këshillit z. Bujar Sheshi, ka zhvilluar ditën e mërkurë, takimin e radhës me drejtueset e prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec. Ibrahimi dhe Sheshi ofruan mbështetjen e Këshillit në përmirësimin e punës së prokurorëve duke ndërvepruar me ta në hartimin e dy rregulloreve për lëvizjet paralele dhe atë të ngritjes në detyrë.

Me rëndësi u cilësua edhe caktimi sa më parë i një prokurori Etike në Këshill, si urë lidhëse mes këshillit dhe prokurorive të rretheve, në rritjen e cilësisë së etikës profesionale dhe integritetit të prokurorëve. Gjithashtu, në kuadër të legjitimitetit të besimit të publikut në reformën në drejtësi, u diskutua edhe lidhur me rritjen e transparencës në punën e prokurorëve ku sfida e institucioneve të reja të drejtësisë ndër të tjera është edhe mbështetja e tyre nga media.

Lufta ndaj korrupsionit Sinjalet janë se organet e reja të drejtësisë po punojnë që të nisë lufta ndaj korrupsionit. Pak ditë më parë ishte kreu i SPAK, Arben Kraja ai i cili deklaroi se janë shumë dosje nën hetim. “Ne kemi pasur një aktivitet të gjerë në këtë periudhë, me shumë ngarkesë, duke nisur që nga numri i punonjësve që ne kemi në dispozicion. Këtë 6 mujor, ne kemi pasur 428 procedime penale, nga të cilat 202 janë trashëguar nga Prokuroria për Krimet e Rënda dhe pjesa tjetër ka filluar nga ana jonë. Po kështu kanë ardhur nga prokuroritë e rretheve gjyqësore 172 procedime, nga të cilat 104 i kemi pranuar, 68 i kemi ridërguar dhe pjesën tjetër i kemi shqyrtuar”, tha Kraja.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

16/01/2026
Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In