• Kontakt
Friday, January 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Covid-19 mund të shkaktojë dëmtime të rënda në tru edhe për ata që e kalojnë me simptoma më të lehta

10/07/2020
in Aktualitet
A A
Covid-19 mund të shkaktojë dëmtime të rënda në tru edhe për ata që e kalojnë me simptoma më të lehta
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pandemia e koronavirusit mund të çojë në një valë të dëmtimit të trurit tek pacientët e infektuar, paralajmërojnë disa studiues britanikë në një studim të ri.

Ekspertët e University College London (UCL) besojnë se Covid-19 mund të shkaktojë komplikime neurologjike, duke përfshirë këtu goditje në tru, dëmtim nervor dhe inflamacion potencialisht fatal të trurit. Kjo edhe nëse pacientët nuk shfaqnin simptoma të rënda të frymëmarrjes.

“Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të kujdesemi për këto ndërlikime te njerëzit që kanë pasur Covid-19”, tha Dr Michael Zandi në një deklaratë për shtyp të UCL-së. Ai paralajmëroi se mbetet për t’u parë “nëse do të shohim një epidemi në një shkallë të madhe të dëmtimit të trurit të lidhur me pandeminë ”.

Studimet vijuese do të jenë të nevojshme për të kuptuar pasojat e mundshme neurologjike afatgjata të pandemisë.

Studimi i botuar në revistën Brain, thotë se janë ekzaminuar 43 pacientë të trajtuar në Spitalet Universitare të London College, nga prilli deri në maj. Ato ishin të moshave të ndryshme nga 16 në 85 vjeç dhe kishin një varg simptomash të buta deri te rënda të koronavirusit.

Midis këtyre pacientëve, studiuesit gjetën 10 raste të “mosfunksionimit të përkohshëm të trurit” dhe përçartje; 12 raste të inflamacionit të trurit; tetë raste të goditjeve në tru; dhe tetë raste të dëmtimit nervor.

Shumica e pacientëve që shfaqën inflamacion të trurit u diagnostikuan me një gjendje specifike, të rrallë dhe nganjëherë vdekjeprurëse të njohur si encefalomielitit i përhapur akut (ADEM). Para pandemisë, ekipi hulumtues në Londër do të shihte rreth një pacient të prekur nga ADEM në muaj. Mirëpo gjatë periudhës së studimit, numri u rrit në të paktën një në javë.

Një grua kishte patur haluçinacione për luanë dhe majmunë në shtëpinë e saj. Të tjerë raportuan mpirje në gjymtyrë ose fytyrë, shikim të dyfishtë dhe çorientim.

Studiuesit ende po përpiqen të kuptojnë se pse pacientët me Covid-19 po zhvillojnë këto komplikime të trurit. Virusi që shkakton sëmundjen e Covid-19 nuk u gjet në lëngun e tyre të trurit, që do të thotë se virusi nuk duket se sulmon drejtpërdrejt trurin.

Një teori, përkundrazi, është se komplikimet indirekte shkaktohen nga një përgjigje imune nga trupi i pacientit – jo nga vetë virusi. Një nga teoritë është se këto komplikime indirekte shkaktohen nga një përgjigje imune e trupit të pacientit – jo nga vetë virusi.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

16/01/2026
Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In