• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E pabesueshme! Rrezikojnë falimentimin, Rita Ora dhe Dua Lipa kërkojnë ndihmë ekonomike nga qeveria britanike

03/07/2020
in Aktualitet
A A
E pabesueshme! Rrezikojnë falimentimin, Rita Ora dhe Dua Lipa kërkojnë ndihmë ekonomike nga qeveria britanike
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, u janë bashkuar kolegëve Ed Sheeran, The Rolling Stones, Sir Paul McCartney dhe 1.500 këngëtarëve të tjerë, për të nënshkruar një letër të hapur për qeverinë britanike.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë për veprime urgjente për të shpëtuar industrinë e muzikës.

Sipas mediave të huaja, letra e drejtuar sekretarit të Kulturës, Oliver Dowden, letra paralajmëron se industria rrezikon të falimentojë. Kjo vjen pasi koncertet dhe festivalet nuk kanë gjasa të rikthehen deri në vitin 2021.

Në dekadën e fundit, muzika live në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë një nga sukseset më të mëdha sociale, kulturore dhe ekonomike. Por duket se e ardhmja e këtyre festivaleve dhe koncerteve si dhe e qindra mijëra njerëzve që punojnë në këtë industri, është e zymtë.

Ndërkohë më tej letra vazhdon:

Derisa muzika t’i rikthehet aktivitetit të mëparshëm, gjë e cila ka të ngjarë të ndodhë në fillim të 2021, mbështetja e qeverisë do të jetë thelbësore për të parandaluar falimentimet masive dhe fundin e kësaj industrie udhëheqëse botërore.

Këngëtarët kërkojnë një strategji tre-pikëshe për rifillimin e muzikës live, si dhe një afat të qartë kohor për rihapjen e lokaleve ku luhet muzikë, duke respektuar rregullat e distancimit fizik. Gjithashtu, kërkohet një paketë gjithëpërfshirëse dhe përjashtim nga TVSH në shitjet e biletave.

Mes emrave të tjerë janë edhe Skepta, Coldplay, Eric Clapton, Annie Lennox, Sam Smith, Sir Rod Steëart, Liam Gallagher, Florence + The Machine, George Ezra dhe Depeche Mode.

Dua Lipa mësohet të jetë shprehur: Është jashtëzakonisht e rëndësishme për artistë si unë që të flasin dhe mbështesin industrinë e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga fillimi, koncertet live kanë qenë një gur themelor për karrierën time. Jam krenare që kam pasur rastin të luaj në të gjitha nivelet, nga lokalet te koncertet madhështore. Por, mundësia që artistë të tjerë britanikë të shfaqen të marrin të njëjtën rrugë është në rrezik nëse industria nuk merr mbështetje të nevojshme nga qeveria në periudhën e përkohshme para se të gjitha lokalet, festivalet të jenë të gatshëm dhe të aftë të operojnë përsëri në mënyrë të pavarur. “

Departamenti për Dixhital, Kulturë, Media dhe Sport në Britani nuk ka reaguar ende.

Share203Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In