• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

89 fëmijë me Covid-19 në Shqipëri, pacientët e vegjël pa shenja

18/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
89 fëmijë me Covid-19 në Shqipëri, pacientët e vegjël pa shenja
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavioni i Covid-19 në shërbimin infektiv të pediatrisë që nga fillimi i epidemisë nuk është përdoruar asnjëherë, pasi fëmijët e prekur nga koronavirusi nuk kanë pasur nevojë për shtrime dhe as forma të rënda të sëmundjes.

12 shtretër janë planifikuar për pacientët e vegjël në këtë shërbim, por dhe skenarë të tjerë nëse do të kemi ndryshim të situatës.

89 fëmijë janë prekur nga koronavirusi gjatë tre muajve të pandemisë, por aktualisht janë të sëmurë aktivë 24. Shefja e shërbimit infektiv të pediatrisë tregon për A2 se fëmijët e infektuar janë kryesisht asimtomatike.

“Vetëm 20% kanë qenë me shenja të lehta të sëmundjes, ndërsa pjesa më e madhe kanë qenë pa shenja, por janë zbuluar nga hetimi epidemiologjik, që është bërë në rastet e prindërve që kanë dalë pozitivë.

Shenjat e sëmundjes janë si të një infeksioni viral, si gripi, temperaturë e shoqëruar me kollë, djegie fyti dhe në rastet më të avancuara edhe shenja të përfshirjes së aparatit respirator”, shprehet Gjeorgjina Kuli, shefja e shërbimit infektiv të pediatrisë.

Fëmijët e prekur janë të moshave të ndryshme, mbi 1 vjeç deri 14 vjeç. Mjekja Gjerogjina Kuli thotë se deri tani nuk ka pasur raste të riaktivizimit të koronavirusit te fëmijët e shëruar. Për pacientët e vegjël shefja e pediatrisë nuk rekomandon përdorimin e ilaçeve.

“Në qoftë se nuk ka shenja nuk duhet të përdoret asnjë medikament. Prindërit duhet të kenë kujdes simptomat, të kontrollojnë temperaturën, vënien re të shqetësimeve të ndryshme të aparatit respirator, nëse kanë vështirësi në frymëmarrje apo dhe kontrolle nëse kanë puçrra në trup. Për çdo shqetësim të vënë në dijeni pediatrin dhe mjekun e familjes”.

Por, a këshillohet mbajtja e maskës për fëmijët e vegjël ashtu si te të rriturit? “Në moshën mbi 4 vjeç rekomandohet, pasi më të vegjlit nuk janë koshientë për ta mbajtur. Në rrugë dhe në parqe jo, por në këto raste nuk duhet ruajtur distancimi fizik”.

Shefja e infektivit thotë se, pasi fëmija shërohet dhe del negativ, mund t’i rikthehet jetës normale dhe frekuentimit të kopshteve dhe çerdheve.(A2)

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg…  “The Terminal”

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg… “The Terminal”

17/07/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In