• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

6 raste të reja me COVID-19: Shkon në 76 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

21/03/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
6 raste të reja me COVID-19: Shkon në 76 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka shkruar në 76 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

“Rikuperohen dy pacientë, kontakte të pacienti zero. Pas daljes nga spitali duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë. Vijon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara positive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:

– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive
– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.

Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste. Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:

• Tiranë 55 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetarë

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme. Por edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Mënyra e vetme për ta ndërprerë këtë zinxhir është që qytetarët të vetëizolohen dhe të shmangin sa më shumë kontaktet.

Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale I drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127! Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë”, njofton Ministria e Shëndetësisë. (TemA)

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Matilda Makoçi: Pse ika nga skena kur linda djalin, respekt për përpjekjet e Edit?!

Aktorja Matilda Makoçi: Pse ika nga skena kur linda djalin, respekt për përpjekjet e Edit?!

21/05/2025
“Shoku ynë Tili”, aktori Arben Latifi feston 57 vjetorin e lindjes si gjysh largë Shqipërisë

“Shoku ynë Tili”, aktori Arben Latifi feston 57 vjetorin e lindjes si gjysh largë Shqipërisë

20/05/2025
Aktori i madh shqiptar i humorit që ndërroi jetë në mes të skenës:  Të gjithë menduan që ishte pjesë e rolit

87 vjet nga lindja e aktorit të madh të humorit Aleko Prodan që e dha jetën në skenë

20/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In