• Kontakt
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

33 vite pa “Artistin e Popullit” të pa harruarin Tano Banushi

08/08/2026
in Nostalgji
A A
33 vite pa “Artistin e Popullit” të pa harruarin Tano Banushi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tano Banushi lindi në Shkodër, me 4 shkurt të vitit 1927. I ati i tij, Lluka, ishte ndër bejtexhinjte dhe humoristët e njohur të qytetit. Fillimet në fushen e humorit si aktor komik i ka qysh në fillimin e viteve 1940, në vitin 1945, luajti rolin e të dehurit në shfaqjen e drames “Armiku i popullit” të Ibsenit si dhe atë të Pashukut në komedine me te njejtin titull të Filip Ndocaj, që e beri të njohur tek artdashesit shkodran.

Tano Banushi është figura me perfaqesuese e teatrit të estradës së Shkodrës, një ndër themeluesit e saj, në vitin 1958, dhe nga aktorët shqiptarë më të shquar të humorit. Qysh në premieren përuruese të ketij teatri, “Në repartin e operacionit”, në të 16 shfaqet e saj, ai e befasoi publikun e qytetit me dhuntitë e shpreura si aktor komik.Ka realizuar mbi I.350 role në skenë në rreth 200 premiera, kryesisht në Estraden e Shkodrës, me figura të larmishme në komeditë me një akt, në skece, në intermexo, në parodi, në kuplete, në dialoge, në monologe etj., duke realizuar kështu një profil të tijin si aktor i tipit të humorit popullor, ku bije në sy ironia, dykuptimesitë, semantika e pasur e fjalës, eksprevisiteti i mimikës dhe i gjestit.

Loja e Tano Banushit kishte hir, eleganc, finesë e nur komik; e folura e tij ishte e veçantë, gjithashtu, trupi si i ngurosur, si i mbledhur në shpatulla dhe qafa e anuar. Veshtrimi i tij shpesh ishte si i hutuar, si i humbulluar, i habitur, që luante me paradoksalen, të papriturat, marrinat e bashkëbiseduesve duke rezultuar në fund jo i tallur, por tallës.Ishte nga aktorët me brilantë të skenës së estradës, emblema e saj.

Të shumta janë figurat e tij, një varg tipash të larmishëm ne profesione, mosha, karaktere, vese, menyra sjelljeje, deri edhe në interpretimin e roleve të grave, të femijeve apo në animizimet e ndryshme e perveçuese të kafsheve.Krijimi i figurës së Dullës në një varg shfaqjesh (njeriut me vese, që kritikohet fort prej gruas dhe shokëve të punës dhe që në fund “korigjohet” e beri tepër popullor tek shikuesit shkodranë e gjerazi në Shqiperi.

Nepër vite, ai konsolidoi një menyrë të tijen të interpretimit, ku vellazëroheshin kundërti të papajtueshme në dukje, të cilat shkaktonin edhe humorin, duke kaluar lehtësisht nga njera gjendje te tjetra, nga logjika tek alogjika, nga e pranueshmja te paradoksalja, nga e thjeshta tek e ngatruara, nga e qeta te nervozja etj., sikurse u vu re, nder të tjera, në interpretimet plot hijeshi të pjeseve të tilla si Kunati i shokut Xhemal, Fotografia, Ndërtimet e reja, Familje me halle, Në spital. Vleresonte drejt mardhenjen me partnerin, nxiste atmosferen artistike, duke e mbajtur perhere te gjalle aktin krijues gjate provave ne tavoline, ne skene dhe ne shfaqje.

Harmonia ne loje me Hajrie Sulen, dualiteti virtuoz me Gjosho Vasine, “çiftezimi”ne shume role me Zyliha Milotin, apo partneriteti me Hasan Smajën, Paulin Preken, Katerina Bigen, Jolanda Shalen, Drande Xhaj, Gezim Krujes, Zef Deden, Besnik Çinarin, Frederik Ndocin, Sandër Ruçin, Rita Ndocin etj, të udhëhequr nga regjosorët Paulin Sekuj dhe Edmond Mëhilli ishin pjese e rendesishme e aktrimit te tij. Luajti disa role ne komedi, si ;kapteri te” Prefekti” e Besim Levonjes, Llomovit te “Fejesa” e A.Cehovit , Mazllumi te Hej more babe! e J.Vujoshit, marinari te Tragjedia optimiste e Vishnjevskit etj.
Nje nga rolet e tij mbreselenese ishte ai i Leos te komedia “Keshilli i ndrikullave” të Sherri Mites. Fale nje formati sarkastik, paraqiti plot shpirt dhe hare tipin e beqarit “te vonuar”, qe kerkonte te martohej me mbleresi, por qe refuzohej nga vajza dhe me ne fund deshtonte.

Me dhuntite e tij te lindura si aktor komik, “i prere “ per gjinite e vogla dramaturgjike te estrades, Tano Banushi kishte, aftesi vokale, muzikore. Ishte nje kupletist, kengetar operete dhe parodist i zoti. Shkruante vete materiale te shkurtra humoristike.
Qemtonte gjithkund fjalen dhe frazen humoristike, gjestin, hollesi plastike, ojna karakterizuese, tipat te vecante nga jeta dhe mjediset e larme shoqerore etj. Bente punet e diferencuar me perkatesine sociale, profesionale e rajonale te personazhit, posacerisht me koloritin krahinor te tij. Ai vuri shume shfaqe ne skene si regjisor; ishte nje inprovizues i shkathet, i papritur dhe plot fantazi, i endshem, briland, fin.

Tano Banushi krijoi edhe nje arkiv te pasur per levizjen teatrore ne Shkoder duke hulumtuar, vjele e skeduar nje baze te gjere te dhenash per artiste, humoriste, shfaqje, punime ne skenografi, platforma regjisoriale etj. Tano Banushi mban titullin “Mjeshtër i Madh” dhe “Artist i Popullit”

Share196Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtohet ikona e Teatrit të Shkodrës, aktori dhe tenori i shkëlqyer, “Artisti i Popullit” Pjetër Gjoka në 104 vjetorin e lindjes

Kujtohet ikona e Teatrit të Shkodrës, aktori dhe tenori i shkëlqyer, “Artisti i Popullit” Pjetër Gjoka në 104 vjetorin e lindjes

08/08/2026
Aktori i humorit Mat Bega sot do mbushte 80 vjeç

Aktori i humorit Mat Bega sot do mbushte 80 vjeç

08/08/2026
33 vite pa “Artistin e Popullit” të pa harruarin Tano Banushi

33 vite pa “Artistin e Popullit” të pa harruarin Tano Banushi

08/08/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In