• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

25 prilli shkrin partitë e vogla: Nuk krijojnë dot grupe parlamentare dhe rrezikojnë të mbeten pa seli, ja si dolën me numër minimal votash

04/05/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
25 prilli shkrin partitë e vogla: Nuk krijojnë dot grupe parlamentare dhe rrezikojnë të mbeten pa seli, ja si dolën me numër minimal votash
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas rezultateve të 25 prillit partitë e vogla po shkojnë drejt shkrirjes. Liderët e partive të vogla kanë dalë në deklarata të forta gjatë fushatës duke thënë se do të merrnin mbi 50 mijë vota dhe se do bëheshin forcë parlamentare për të larguar qeverinë që po na drejtonte.

Por, nga të dhënat e publikuara nga KQZ tregohet se këto parti jo vetëm që do mbeten jashtë Parlamentit, por kanë marrë numër minimal votash, duke treguar dështim total edhe në bastionet e tyre. Sakaq, përmendim këtu se Partia Lëvizja Demokrate Shqiptare e drejtuar nga Myslim Murrizi, e cila ishte një nga partitë që shfaqi më shumë pritshmëri, mori numrin më të ulët të votave.

PLDSH në rang vendi ka marrë gjithsej 4697 vota, çka tregon se nuk ka shpresa për garën e pas katër viteve. Me numër të papërfillshëm votash ka dalë nga gara edhe Partia Lëvizja për Ndryshim me 7049 vota në total. Kjo është partia e krijuar nga Jozefina Topalli, e cila pranoi dështimin dhe dha dorëheqjen si drejtuese pak ditë më parë. Ish-kryeparlamentarja pretendonte se do kthehej sërish në Parlament me sigël më vete, por edhe partia e saj nuk arritën të siguronin asnjë mandat dhe pas dorëheqjes së saj Lëvizja për Ndryshim është drejt shkrirjes.

Një tjetër që pranoi humbjen e partisë së tij ishte Astrit Patoz, ish-kryetari i Bindjes Demokratike. Ai dha dorëheqjen duke thënë se partia do vijojë të jetë në funksion, por të dhënat nuk tregojnë kështu. Bindja Demokratike ka marrë në total 8238 vota, pra nuk ka siguruar asnjë mandat dhe shpresat për të vijuar janë të pakta. Numër pak më të lartë se tre partitë e lartpërmendura, por jo të mjaftueshme për të qenë pjesë e Parlamentit ka marrë Nisma Thurje. Kjo parti premtoi se do marrë gati 60 mijë vota, por mori 10216 vota në rang vendi.

Aleatët mbështetje minimale PD

Këto zgjedhje ishin dështim edhe për kandidatët e Bashës. PD pranoi aleancë me disa parti të vogla me bindjen se së bashku do arrijnë të marrin kapin mandatet e nevojshme dhe të fitojnë zgjedhjet, por kjo nuk ndodhi. Aleanca për Ndryshim mori mbështetje minimale votash nga partitë e vogla, pasi kandidatët e tyre nuk thyen dot herësin.

Përmendim këtu kandidatin e PDIU në Tiranë Shpëtim Idrizin, i cili ka marrë në total 7440 vota, ndërkohë po kaq dobët kanë rezultuar zgjedhjet edhe për kandidatin e PR, Fatmir Mediu, i cili ka marrë në total 6565 vota. Të papërfillshme për të ndihmuar PD kanë qenë edhe votat e marra nga Dashamir Shehi, kandidat i LZHK i cili ka grumbulluar 5426 vota.

Më dobët nga aleatët e PD ka dalë Vangjel Dule, kandidati i PBDNJ, të cilin e kanë votuar vetëm 848 vota, po në këto rezultate renditet edhe Mesila Doda. Zhgënjyese dhe aspak kontributive kanë qenë votat e marra nga kandidati numër 2 në Shkodër Agron Duka. Kreu i PAA kërkoi bashkëpunimin me PD duke premtuar se ai vetë si kandidat do ta thyente herësin, në fakt është shumë larg këtij kufiri sepse ka marrë vetëm 4731 vota.

Ndërkohë, Nard Ndoka në Shkodër nuk arriti të merrte mandatin me 228 vota, numri më i ulët ky nga të gjithë aleatët e PD. Nuk ishin mbështetje për Aleancën as votat e Korab Litës, i cili arriti gati 3 mijë vota, as Sali Shehu me 2374 vota dhe i më dobët akoma Artur Roshi.

Penalizimet

Në këto kushte, referuar të dhënave më të fundit të KQZ, evidentohet se edhe për katër vite të ardhshme do të kemi vetëm 2 grupe parlamentare dhe nuk do të kemi asnjë sigël të partive të reja. Ndërkohë, gjasat janë që në zgjedhjet e ardhshme këto parti të jenë shkrirë totalisht për të mos garuar më, duke përfshirë këtu edhe partitë që u bashkuan me Partinë Demokratike.

Këto parti nuk krijuan dot grupe parlamentare dhe as nuk përfitojnë seli. Sepse sipas rregullit, marrim shembull rastin e FRD, që të përfitojnë një seli partitë e vogla duhet të marrin mesatarisht 1% të votave në tre zgjedhjet e fundit. Në zgjedhjet e 25 prillit këto parti dolën shumë dobët, por të dhënat e KQZ tregojnë se as në zgjedhjet e viti 2017 nuk i kanë arritur votat e nevojshme. Kështu në zgjedhjet e ardhshme me sa duket pjesë e listës së partive garuese do të jenë partitë e mëdha dhe PD nuk do të ketë më këta aleatë përkrahë.

Share211Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In