• Kontakt
Monday, September 21, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

21 prokurorë merren në mbrojtje nga policia! U rrezikohet jeta nga k.rimi: Alarmohet kupola e drejtësisë së re

26/02/2021
in Aktualitet, Debat
A A
21 prokurorë merren në mbrojtje nga policia! U rrezikohet jeta nga k.rimi: Alarmohet kupola e drejtësisë së re
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

22 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të veçantë nga Policia e Shtetit gjatë vitit 2020, pasi janë ndjerë të kërcënuar me jetë, për shkak të ushtrimit të detyrës. Kërkesat janë paraqitur pranë Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorëve, i cili vendos nëse një prokuror duhet apo jo të merret në mbrojtje nga policia, pas shqyrtimit të rrethanave rast pas rasti.

Shqiptarja.com ka mësuar se Komisioni pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është mbledhur 30 herë gjatë vitit të kaluar, ndërsa ka vendosur që 21 prokurorë të merren në mbrojtje nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konstatuar praninë e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën dhe familjen e prokurorëve në fjalë.

Ndërkaq, Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve, i cili funksionon pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka vendosur që të mos mblidhet për të pranuar kërkesën për mbrojtje të një prokurori, pasi nga verifikimet ka rezultuar se kërcënimi ishte emocional dhe nuk paraqiste rrezik. Komisioni, në bashkëpunim me policinë, e ka ndjekur nga afër rastin dhe aktualisht prokurori vijon detyrën i qetë. Ndërkaq, 21 prokurorë duket se janë kërcënuar edhe nga segmente të krimit, ndonëse dosjet e tyre mbahen sekret.

Numri i madh i prokurorëve që kanë kërkuar mbrojtje nga shtetit ka alarmuar edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Disa anëtarë të KLP-së pasi janë njohur me dosjet e kërcënimit të prokurorëve kanë kërkuar që të vënë në lëvizje Kuvendin, për të marrë masa për këtë situatë, duke ndërhyrë në legjislacion.

Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve kryesohet nga një anëtar i KLP-së, ndërsa pjesë e tij janë një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, kryetari i Prokurorisë pranë së cilës ushtron detyrën magjistrati, për të cilin kërkohet mbrojtje, si dhe një një përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Anëtarët e komisionit kanë mandat dyvjeçar.

Komisioni merr në shqyrtim kërkesën e paraqitur dhe, kur bindet për nevojën e sigurimit të mbrojtjes për magjistratin, shprehet me vendim për të. Vendimi përmban masat konkrete të mbrojtjes së veçantë, numrin e shoqëruesve personalë dhe afatin, brenda të cilit sigurohet mbrojtja, si dhe masa të tjera, që lidhen me mbrojtjen në bazë të nivelit të rrezikut.

Ndërkaq, kërkesa për mbrojtje përmban një përmbledhje të fakteve e të rrethanave, që përbëjnë rrezik serioz, të cilat detyrojnë të sigurohet mbrojtje e veçantë, si dhe burimin e provave, ku bazohen ato. Gjithashtu, në kërkesë shënohet edhe lloji i masave që kërkohen dhe kohëzgjatja e tyre. /Nga Adriatik Doci

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In