• Kontakt
Friday, October 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

15 vjet pa “gjyshin” aktorin brilant Ndrek Prela!

23/10/2026
in Nostalgji
A A
15 vjet pa “gjyshin” aktorin brilant Ndrek Prela!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndrek Prela është një zë jo i potershëm në kujtesën e artit skenik shqiptar. Por emri dhe vepra e tij e dallojnë lehtësisht nga gjithë ajo galeri e pasur e artit tonë të skenës dhe kinemasë. Plaku i pakët nga shtati, me sytë e thellë por vezullues, me zërin si pëshpëritje gjëmuese, erdhi për të mbetur ai që do të ngulitet thellë në kujtesë.

Ndrek Prela lindi në Tivar më 20 mars 1920. U shua më 14 tetor 2011 në qytetin e Shkodrës. Mjeshtër i roleve dytësore, të cilave u dha jo më pak rëndësi dhe forcë aktoriale. Ai kaloi fëmijërinë e tij në Argjentinë, ku babai i kishte emigruar për arsye ekonomike dhe që andej familjarisht do të zhvendosej në Shkodër.

Ndrek Prela bëri debutimin e tij në skenë në Shkodër në fund të viteve ‘40 dhe shpejt u bë një nga aktorët më të popullor. Ndrek Prela është i pranishëm thuajse në të gjitha veprat skenike të trupës së dramës së teatrit të Shkodrës, me role të ndryshme e të larmishme.

Në vitin 1963 debuton dhe në kinematografi me një rol dytësor te filmi “Detyrë e posaçme”, për të vazhduar më pas me filma të tjerë, si “Komisari i dritës”, “Në fillim të verës”, “Në pyjet me borë ka jetë”, “Emblema e dikurshme”, “Balonat”, “Qortimet e vjeshtës”, “Militani”, “Balada e Kurbinit” etj.

Ndonëse atij i’u besua rolet e dyta, Ndrek Prela i skaliti ato me përgjegjësi të lartë artistike. Ishin ato role, personazhet dhe karakteret që jetësoi ai, të cilat shërbyen krijimit të atij profili që nuk ka të dytë. Tiparet karakteristike fizike, jo më pak zëri i tij tejet i veçantë e dallojnë dhe bëjnë të spikasë mes dhjetra e qindra aktorëve që pasuruan artin skenik shqiptar.

Gjyshi tek filmi “Komisari i dritës”, xha Rizai tek “Në fillim të verës”, Xhiko tek filmi “Në pyjet me borë ka jetë”. Jeta e tij skenike ishte e pasur dhe e larmishme. Fadil Kraja kujton se Ndrek Prela ka luajtur mbi 400 herë rolin e Gjelosh Nikës tek “Fisheku në Pajë”, mbi 150 herë rolin e Ramiz Çulës tek “Çështja e Blertës”.

Në teatër, Ndrek Prela dha një kontribut të vlertë. Aktroi me një ndjeshmëri të lartë, derdhi këtë lëndje ndjesor në shpirtin e çdo rili që e përfaqëson përfshirjen tërësore në gjithë komponentet përmbyllës të një prurje skenike! Në teatër më shumë se në sheshxhirimet ai krijoi dhe profilin e tij artistik dhe të veçantë. I skaliti, u dha botë, i mëkoi jetë e kujtesë nga e tija.
Role të Ndrekës në teatër: *”Shtatë shaljanët” (roli i Ndrekës), *”Trumbetjerja”, *”Tragjedi optimiste” (në rolin e marinarit), *”Kunora e Nurijes” (në rolin e Hoxhë Kobures), *“Lagjja e varfër”, *“Plaku i maleve” (në rolin e Sadriut), *”Familja e Adamit”, *”Këneta” (në rolin e inxhinier Mborjes), *”Fisheku në pajë” (në rolin e Gjelosh Nikës), *”Përkolgjinajt”, “Çështja e Blertës” (në rolin e Rahmi Sulës) etj.
N. Prela është shpallur “Qytetar Nderi” i Shkodrës dhe mban titullin “Artist i merituar”.

Share196Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori Besim Kurti feston 77 vjetorin e lindjes të cilit i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Aktori Besim Kurti feston 77 vjetorin e lindjes të cilit i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

23/10/2026
Në kujtim të djalit të Çamërisë aktorit Adem Gjyzeli në ditën e lindjes që u largua shpejt nga kjo jetë kur kishte për të dhënë shumë

Në kujtim të djalit të Çamërisë aktorit Adem Gjyzeli në ditën e lindjes që u largua shpejt nga kjo jetë kur kishte për të dhënë shumë

23/10/2026
15 vjet pa “gjyshin” aktorin brilant Ndrek Prela!

15 vjet pa “gjyshin” aktorin brilant Ndrek Prela!

23/10/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In