• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

15 shtete dosje në SPAK për b.osë k.rimi dhe pushtetarë të k.orruptuar: Prokuroria kërkon asistencë nga jashtë për 5 zyrtarë të lartë! Zbardhet lista

11/02/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
15 shtete dosje në SPAK për b.osë k.rimi dhe pushtetarë të k.orruptuar: Prokuroria kërkon asistencë nga jashtë për 5 zyrtarë të lartë! Zbardhet lista
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rritur besimin e ndërkombëtarëve në luftën kundër krimit të organizuar, por edhe të korrupsionit.

Ambasadorja amerikane në çdo dalje të saj vlerëson sukseset e SPAK, ndërkohë që krahasuar me Krimet e Rënda, vihet re një rritje shumë e madhe bashkëpunimi me strukturat ndërkombëtare. Ajo që bie në sy është se gjatë vitit që lamë pas janë mbi 60 dosje të gatshme të ardhura nga jashtë, ndërsa gazeta ka mësuar dhe listën e shteteve me të cilët po bashkëpunon ngushtë SPAK.

Dosjet më të mëdha që kanë ardhur nga jashtë sigurisht që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, por ka raste dhe për korrupsion. Shteti me të cilin SPAK ka bashkëpunuar më shumë është Belgjika. Në këtë shtet ka pasur disa operacione kundër bandave dhe në pranga kanë rënë dhe shqiptarë. Pak kohë më parë u arrestua dhe nipi i një deputeti dhe në kuadër të dosjes që erdhi nga Belgjika, SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj tij.

Një rast tjetër i bujshëm është ai i Toyota Yaris, ku u kapën miliona euro të ardhura nga Belgjika. Mësohet se belgët në dosjen që kanë sjellë përmendin dhe emra zyrtarësh shqiptarë të përfshirë. Shteti tjetër është Franca. Në SPAK janë dorëzuar 9 dosje nga autoritetet franceze. Më pas vjen Holanda me 7 kërkesa, Gjermania me 4, Spanja, Turqia, Mali i Zi me nga 2 kërkesa dhe 1 kërkesë Polonia, Greqia, Austria, Rumania, USA, Danimarka, Norvegjia, Kroacia.

Vetë Kraja pak kohë më parë në një intervistë pranoi se kanë ardhur dosje të gatshme në vend dhe sipas burimeve të gazetës të rrezikuar janë disa politikanë. Disa emra rezultojnë të lidhur me grupet kriminale dhe me llogari jashtë vendit e për këtë arsye po bëhen hetime. Sipas të dhënave të siguruara nga SPAK, 3 dosje kanë të bëjnë me hetime në fushën e veprave penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Asistenca teknike

Përveç dosjeve që në kanë ardhur nga jashtë për krimin e organizuar dhe korrupsionin, mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ndihmë juridike në disa shtete për dosje të caktuara që janë duke u hetuar në vendin tonë. Gazeta pak ditë më parë bëri të ditur se ligji për marrëdhëniet juridiksionale me jashtë ka ndryshuar dhe janë lehtësuar procedurat e bashkëpunimit, por edhe ligji aktual nuk e ka ndalur SPAK që të kërkojë asistencë nga jashtë.

Sipas informacioneve, SPAK ka dërguar jashtë vendit 20 kërkesa për ndihmë juridike duke kërkuar të dhëna, informacione dhe asistencë në hetime. Kërkesat janë dërguar: 6 në Greqi, 5 në Kosovë, 4 në Mbretërinë e Bashkuar, nga 2 në Malin e Zi, Francë, Maqedoninë e Veriut, Danimarkë e Belgjikë dhe shtetet e tjerat janë Hungaria, Turqia, Italia, Portugalia, USA, Spanja, Holanda, Irlanda, Norvegjia. Edhe në këto raste, shumica e kërkesave kanë të bëjnë me krimin e organizuar, por në 5 raste kemi të bëjmë me hetime zyrtarësh të lartë.

Sipas burimeve SPAK ka kërkuar ndihmën e shteteve partnere në 5 dosje hetimore për veprat penale: “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”; “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”; “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”; “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Pra duket se në listë ka gjyqtarë, prokurorë, krerë bashkish dhe funksionarë të tjerë. Nuk dihet përmbajtja e dosjeve që kanë ardhur nga jashtë, por sinjalet janë se ndërkombëtarët po ndihmojnë shumë SPAK në nisjen e arrestimeve të bujshme.

Share230Tweet144


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In