• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

13 apartamente, dubleks në Tiranë dhe vilë në Gjirin e Lalëzit! Rama goditje Metës: Luks të flas për të, ka më shumë se një shtëpi

29/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
13 apartamente, dubleks në Tiranë dhe vilë në Gjirin e Lalëzit! Rama goditje Metës: Luks të flas për të, ka më shumë se një shtëpi
2.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë dje një goditje të fortë presidentit Ilir Meta, në pikën e tij më të dobët, pasurinë. Dje kryeministri bëri publik planin e qeverisë për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti. Gazetarët e pyetën edhe mbi sulmet e presidenti dhe tubimin e 2 marsit, por përgjigjja e shefit të ekzekutivit ishte thumbuese dhe me mjaft ironi. “Presidenti e ka shtëpinë, më shumë se një shtëpi.

Unë jam këtu për shtëpitë e atyre që jetojnë në çadra, apo që jetojnë në shtëpitë e të tjerëve me qera dhe presin të kthehen në shtëpitë e tyre. Për ata jam unë këtu, jo thjesht në këtë konferencë, por në të gjitha orët e ditës time, me gjithë natë. Kështu që jua kam lënë juve çështjen e Presidentit. Unë nuk merrem me Presidentin. Është shumë luks i madh për mua”, tha kryeministri Edi Rama. Deklarata e tij nuk u kapërdi nga Presidenca, e cila reagoi me urgjencë. Edhe këtë herë Meta hodhi në sulm zëdhënësin e tij.

“Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë”, tha ai. Por pse u alarmua kreu i shtetit dhe pse shefi i qeverisë i përmendi pasurinë? Meta ka thirrur një tubim të hënë në mbrojtje të rendit ligjor dhe qytetarëve, por në fakt është ndër politikanët me pasurinë më të lartë në vend.

Banesat e Ilir Metës

Që prej vitit 2003 e deri më sot, Meta ka deklaruar çdo vit pasurinë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Mjafton të shohësh këto deklarata dhe kupton se si ka ndryshuar pasuria e kreut të shtetit, e veçanërisht apartamentet. Në vitin 2003, kur dhe nis deklarimi pasuror, presidenti Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare e Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë.

Në vitin 2010 dhe për koincidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë bankare, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash. Ndërsa Kryemadhi ka deklaruar pagën si sekretare organizative në LSI, pagën si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe marrjen e një apartamenti banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës, me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k.

(Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agigos, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli). Në vitin 2014, Monika Kryemadhi, bashkëshortja e presidentit ka deklaruar se është pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese. Pothuajse të gjitha apartamentet janë shitur në vitet e mëpasshme. Pra duket se kryeministri ka pasur një farë të drejtë, duke qenë se kreu i shteti paska pa fund banesa./SOT/ KLITI TOPALLI

Share307Tweet192


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In