• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Zysh”, i vetmi titull aristokratik e fisnik që i mbijetoi diktaturës

16/09/2021
in Nostalgji
A A
Zysh”, i vetmi titull aristokratik e fisnik që i mbijetoi diktaturës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 1968 qeveria komuniste e hoqi përdorimin e fjalëve “zonjë”,”zonjushë” dhe “zotni” si shprehi të tejkaluara të kulturës borgjeze.
U zëvendësuan me fjalët proletare “shok/shoqe”.

Por ndodhi ajo që nuk e kishte parashikuar Diktatura.
Fjala “zysh” jo vetëm mbijetoi, por nga një emërtesë mirësjelljeje u shndërrua në titull, pra fitoi një cilësi më të lartë duke u bërë e përjetshme.

Për vetëmbrojtje fjala “zonjushë” u shndërrua, u ndryshua në formë, u maskua për të mbetur e gjallë, u mblodh në sipërfaqen më të vogël alfabetike për të qenë sa më pak e dëmtueshme…u bë njërrokëshe… u bë “zysh”.

Një zysh mbetet përjetësisht një zysh, siç themi Kontesha X, princesha Y dhe baronesha Z, themi Zysh Irena, zysh Kumria, zysh Jolanda, etj. Një titull unik i patrashëgueshëm. Një titull që nuk vinte nga pasuria e mbajtëses, por nga nderimi dhe adhurimi instinktiv i nxënësit për zëdhënësin e dijes së panjohur. Një mistifikim i pavullnetshëm, por që në fakt ishte i pashmangshëm.
Sot që po shkoj drejt të gjashtëdhjetave, kur me rastis të komunikoj me ish mësueset e mia e ndjej fjalën “zysh” në tërë përmasën e saj madhështore.

“Zysh” ishte i vetmi titull aristokratik e fisnik që arriti t’i mbijetojë Diktaturës. Nuk u luftua, por u nënvleftësua dhe u klasifikua i parrezikshëm.

E kundërta ndodhi me emërtesën “zotni” për mësuesit. Mjaftonte që një mësues ta thërrisnin akoma ish-nxënësit e tij “zotni” që ai të bëhej i dyshimtë për sigurimsat vërdallë.
Fjala “zotni” kishte në rrënjë fjalën “Zot”, një nocion me të cilin Diktatura i lau hesapet në mënyrën më kriminale që në vitin 1967.

Tani që po shkruaj këto shënime, ndjej keqardhje që si nxënës nuk pata fatin t’i thoja qoftë edhe një herë të vetme “zotni Qaniu” mësuesit tim të mrekullueshëm të letërsisë Qani Përtafi. /Nga Artan Gjysel Hasani/ObserverKult

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In