• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zylfie Haklaj: Berisha, pas 21 vitesh e vërtetoi se është autori kryesor për eliminimin e Haklajve

03/11/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Zylfie Haklaj: Berisha, pas 21 vitesh e vërtetoi se është autori kryesor për eliminimin e Haklajve
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Motra e Haklajve, Zylfie Haklaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të lëshuara nga ana ish-kryeministrit Sali Berisha për vrasjet që i morën jetën 11 pjesëtarëve të fisit të saj.

“Thirrjet e Sali Berishës më 26 Tetor 1999 për mobilizimin e bandave 10 ditë para vrasjes së Fatmir Haklajt, ku Fatmir Haklaj vritet më 4 nëntor.

Dhe tani e shpreh shume mirë se çfarë ndodhi për eliminimin e Haklajve, ku në fakt ai vetë ishte protagonisti kryesor dhe tani shprehet pas 21 vitesh si u bë organizimi për vrasjet në familjen Haklaj”, shprehet Zylfie Haklaj.

Në një reagim të sajin, ajo shton se “akuza e Fatmir Haklaj kundër Sali Berishës para 21 vitesh vërtetohet më së miri nga vetë Sali Berisha ne TV – Klan me datën 28-10-2020”.

“Para 21 vitesh më 24 tetor Fatmir Haklaj boton tek gazeta “Koha Jonë, një letër të hapur, ku akuzon hapur Sali Berishën si bashkëpunëtor në të gjitha ngjarjet e ndodhura në Tropojë dhe në familjen Haklaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sali Berishës tek gazeta e PD, “Rilindja Demokratike”, ku e vërteton më së miri që ai është nxitësi i të gjitha ngjarjeve në Tropojë.

Berisha nuk ngurron të përmendë edhe emra të përveçëm, u bën thirrje që të marrin masa sa nuk është vonë, ose në të kundërt do të kishin pasoja për jetën”, shprehet Zylfija.

Më tej ajo shton se “ndërsa vdekja e Feriz Kërrnajës dhe Halil Haklajt po atë ditë, ku u vendosen mina të telekomanduara nuk i bën përshtypje Berishës”.

“Këtu duket më së miri bashkëpunimi i Sali Berishës me bandat kriminale dhe thirrja e tij për veprim.

Këtë bashkëpunim e vërtetoi më së miri me datën 28 shtator në TV Klan, ku u shpreh që shteti bashkëpunoi me familjet e viktimave për të vrarë Haklajt.

Po është e vërtetë që ne u vramë nga shteti i Sali Berishës brenda shtetit në bashkëpunim me bandat e tij kriminale që i ka përmendur me emra të përveçëm që para 21 vitesh”, deklaron Zylfie Haklaj.

Gjatë një prononcimi për emisionin Opinion, më 28 shtator, ish-kryeministri Berisha tha se Haklajt e Tropojës i vrau shteti, duke mohuar të ketë gisht në ngjarjet e rënda.

Berisha bëri edhe një lidhje mes vrasësve të Azem Hajdarit dhe fisit Haklaj.

“Ata që vranë Azemin zhdukën dhe Haklajt. Ata duhet të zhdukeshin, sepse kryen krimin e shekullit.

Ata ishin terroristë. Kurrë Tropoja nuk ka njohur një bandë plaçkitëse të këtij lloji, përdhunues e kriminale.

Vetëm shteti mund t’i vriste ata. Vetëm shteti mund të bënte diçka të tillë, duke bërë kombinime me familjet e viktimave. Ata ishin të angazhuar”, theksoi Berisha.

Çfarë shkruhej në artikullin e RD-së?

Rilindja Demokratike reagoi ndaj letrës së hapur të Fatmir Haklajt, duke e cilësuar si në kërcënim të hapur ndaj PD-së, por edhe ndaj eksponentëve të PS-së.

Fatmir Haklaj në këtë letër të hapur në gazetën Koha Jonë, akuzonte hapur ish-kryeministrin Sali Berisha për ngjarjet në Tropojë.

“Ish-shefi i komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj, cili ka vrarë publikisht një vartës të tij në zyrë, ndërsa akuzohet si autor apo organizator i disa vrasjeve të tjera që kanë tronditur zonën e veriut, kërcënoi me hakmarrje ndaj të gjithë kundërshtarëve të Nanos, brenda dhe jashtë Partisë Socialiste.

Në një letër publike të dielën nga përditshmja “Koha Jonë”, zëdhënëse e drejtpërdrejtë e Fatos Nanos, sidomos gjatë periudhës që e shoqëroi Kongresin e Partisë Socialiste, Fatmir Haklaj la të kuptojë se me rikthimin e shefit të tij në drejtim e PS-së, ka ardhur sërish koha kur banda e tij bënte ligjin në Tropojë dhe në zona të tjera të Veriut.

Ish-shefi i komisariatit të Tropojës, tani i plagosur në kokë, nuk i fsheh aspak simpatinë e tij politike, pasi ai i konsideron njësoj armiq si drejtuesit e Partisë Demokratike, ashtu edhe rivalët e Nanos brenda Partisë Socialiste”, shkruan “RD” në artikullin e datës 26 tetor 1999, e që ka titullin: “Fatmir Haklaj: Tani që kemi Nanon, ruhuni”.

Më tej në mes rreshtave në këtë artikull theksohet për letrën e Haklajt se “ajo duhet konsideruar si mesazh i vlefshëm për ata që ende nuk kanë dorë të bëjnë ndonjë gjë të mirë për këtë vend, edhe pse nuk arritën të shumicën në partinë e tyre, ku ende sundon enverizmi. Ata sigurisht që nuk kanë pse të tremben nga një njeri që bëhet trim vetëm kur vesh uniformë dhe vetëm kur dikush e gradon si të parin e vendit, pa marrë parasysh kthimet e tij.

Ata nuk kanë pse të tremben nga një shërbëtor i vogël i Fatos Nanos, ndërkohë që kanë pasur kurajën që të ndeshen me atë vetë përballë.

Në rast se kundërshtarët e Nanos në PS do të tregojnë ndonjë moment dobësie përballë lakejve të vegjël që ka kurdisur vetë Fatos Nano, apo në një mënyrë të tërthortë inkurajimi që u ka segmenteve më kriminale, fitorja e tij, ata do të jenë jo vetëm të humbur në betejën e tyre të papërfunduar, por edhe të pasigurt për jetën e vet”.(Shqip)

Share214Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In