• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Zvicra miraton vaksinën e Pfizer: Kontratë me kompanitë për dërgesën e 3 milionë dozave

20/12/2020
in Bota
A A
Zvicra miraton vaksinën e Pfizer: Kontratë me kompanitë për dërgesën e 3 milionë dozave
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zvicra ka autorizuar vaksinën e Pfizer dhe BioNTech, që është injeksioni i parë i miratuar për përdorim në vend.

“Të dhënat e disponueshme deri më tani tregojnë një nivel të lartë të efektshmërisë në të gjithë grupmoshat e hetuara, e për rrjedhojë përmbush kërkesat e sigurisë”- deklaroi rregullatori i barnave në Zvicër, duke shtuar se vaksina nuk mund t’i jepet ende askujt poshtë 16 vjeç.

Zvicra ka nënshkruar më parë kontrata me kompanitë për dërgesën e 3 milionë dozave. Dërgesa e parë prej rreth 100,000 doza do të mbërrijë këtë vit dhe pakot më të mëdha do të ndjekin, sipas zyrës Federale të Shëndetit Publik. Vaksinimi i njerëzve në grupet e cënuara do të nisë gjithashtu në Dhjetor. Miratimi i vaksinës nga Zvicra vjen pas Britanisë, SHBA dhe Kanadsë, ndërkohë që rregullatorët e Bashkimit Europian do të takohen javën e ardhshme për të vendosur.

Ndryshe nga SHBA dhe Britania, që kanë zhvilluar autorizime emergjencë, rregullatorët në BE dhe Zvicër kanë rishikuar vaksinën për një autorizim të kushtëzuar të marketingut.

Ky process kërkon një nivel më të lartë të provave, sipas autoriteteve. Qeveria e Zvicrës lajmëroi ditën e Premte se do të mbyllë restorantet dhe qendrat e zbavitjeve, për të frenuar infeksionin. Shteti prej 8.5 milionë njerëz ka raportuar 4,479 infeksione të reja në 24 orët e fundit dhe ka mbi 6,000 vdekje në total.

Zyra e Shëndetit Publik deklaroi se vaksinat e Moderna dhe AstraZeneca ndodhen gjithashtu në procesin e miratimit të rregullatorëve dhe injeksioni i firmës britanike nuk ka gjasa të jetë i disponueshëm deri në mes të vitit të ardhshëm.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In