• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zonja Albana Vokshi! Zyrat e Berishës janë te ABA Center, në kullën luksoze të Bashkim Ulajt

16/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Zonja Albana Vokshi! Zyrat e Berishës janë te ABA Center, në kullën luksoze të Bashkim Ulajt
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ishin aspak të këndshme pamjet e disa zonjave politikane të opozitës, ndërsa përpiqeshin të hapnin zyrën e tyre për mbledhje rutinë në selinë e Partisë Demokratike. Me të drejtë dëshmuan para kamerave se kjo që po u ndodhte nuk ishte aspak dinjitoze. Deklarata dhe shqetësime që kanë mirëkuptimin e të gjithëve, me disa përjashtime thelbësore që znj. Albana Vokshi ndoshta me dashje apo pa dashje i harron.

Tashmë publikisht Zonja Vokshi dhe disa pasues të tjerë të Partisë Demokratike, kanë shpallur idhtar dhe frymëzues të tyre zotin Sali Berisha, ish-kryeministrin e shpallur “non grata” nga SHBA-të me akuza tepër të rënda që të gjithë ne shqiptarët i dimë me kohë, por që Drejtësia e kapur e kohës së Berishës, ajo e korruptuara më pas, nuk i ka gjykuar asnjëherë dhe ende vazhdon t’i mbulojë.

Dihet nga të gjithë se Sali Berisha ka zyrën e tij luksoze, ku bën takime, pritje e përcjellje, fotografi, nga ku hyhet përmes një kontrolluesi me metaldetektor në kullën luksoze të një oligarku shumë të njohur siç është Bashkim Ulaj, i cili ja ka ofruar me siguri me shumë zemërgjerësi pas shumë vendimeve të zotit Berisha si kryeministër në favor të oligarkut për tendera dhe konçesione të njohura nga të gjithë.

Kjo zyrë nuk është deklaruar asnjëherë në pasurinë e z. Berisha, asnjë qera nuk përmendet apo blerje e një ambjenti të tillë. I njëjti oligark që i ka shitur dhe shtëpinë të bijës dhe vetë Berishës pikërisht në kohën e vendimeve kryeministrore që favorizonin me dhjetëra punë publike të oligarkut në fjalë.

Bëni mirë që ju sot pretendoni aplikimin e ligjit dhe të drejtës për zyrën tuaj zonja e respektuar Albana Vokshi, por a e bëtë këtë për të mësuar se kush është dhe çfarë ka bërë Sali Berisha, dhëndrri dhe mbarë familja e tij, pas të cilëve ju me vetëdije jeni rreshtuar? (Shqiptarja.com)

Share215Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In