• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zgjerohet amnistia, përfitojnë liri dhe ulje dënimi rreth 700 të dënuar!

24/01/2020
in Aktualitet, Humor, Kronike
A A
Zgjerohet amnistia, përfitojnë liri dhe ulje dënimi rreth 700 të dënuar!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjerohet fasha e amnistisë për të dënuarit. Teksa Komisioni i Sigurisë vendosi 2 ditë më parë të fitojnë liri dhe ulje dënimi të dënuarit deri në fund të shtatorit, Komisioni i Ligjeve ka vendosur që ky afat të shtyhet deri më 31 dhjetor 2019.

Pikërisht afati i vendosur për përfitimin e amnistisë, ishte pika kyçe e diskutimit gjatë mbledhjes së djeshme. Kryetari i Komisionit lidhur me këtë pikë, kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që afati i amnistisë të shtyhej në momentin që hyn në fuqi ligji, por kjo u kundërshtua nga Gjonaj. “Ne e kemi menduar mirë këtë afat, por nëse ne do të ndryshojmë afatin, i dënuari që ka bërë krimin dorëzohet dhe përfiton nga amnistia”, tha Gjonaj.

Lidhur me nenin për kriteret e të dënuarve që përfitojnë amnistinë, relatori i mbledhjes tha se Komisioni i Sigurisë ka sugjeruar që të hiqen femrat që nuk përfitojnë amnistinë, tu zbritet 1/3 e dënimit, por kërkesa u rrëzua. Në mbledhje gjithashtu u krijua debat edhe për të dënuarit për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm në tokën e vet. Në projekt ligj, këta persona nuk përfitojnë amnisti, ndërsa sipas anëtares Aurora Mara, këto krimet ordinere duhet të përfitojnë amnisti.

“Dua të shpjegoj votën kundër. Unë mendoj se këto janë krime ordinere, dhe veprat si vjedhja dhe ndërtimet pa leje në tokën e tij duhet të bëjnë pjesë në amnisti. Janë pikërisht këto vepra që duhet të kapë amnistia”, tha anëtarja Mara.

Ministrja u pyet gjatë mbledhjes dhe për numrin e të burgosurve dhe të të dënuarve. “Në momentin që flasim janë mbi 5000 të burgosur, ku mbi 2000 janë të dënuar në formën e prerë. Për numrin e personave që kanë përfituar amnistinë, shifra ka ndryshuar pasi në momentin kur është thurur ligji, janë llogaritur për afatin e e 30, 09, 2019, ku numri ishte 165, ndërsa tani mbetet për tu parë, pasi numri i të përfituarve është rritur”, sqaroi ministrja e Drejtësisë. Para shtyrjes së afateve ishte numri 165 i përfituesve, por me ndryshimin e fundit, numri i personave që përfitojnë do të jetë rreth 700.

Sugjerimet dhe debatet në Komision

Pas prezantimit të projektligjit nga ministrja Gjonaj, një valë sugjerimesh “vërshuan” në tryezën e Komisionit të Ligjeve. Pothuajse të gjithë anëtarët ishin pro projektligjit të amnistisë, por secili prej tyre sugjeruan disa ndryshime. Temë diskutimi ishte dhe heqja e ndjekjes penale nga amnistia. Ishte anëtarja Aurora Mara që e solli në diskutim, duke u shprehur se është kundër.

“Nuk jam dakord me parimin e amnistisë për heqjen e ndjekjes penale. Amnistia në thelb është shuarje e krimit, dhe janë pikërisht këto vepra që duhet të përfitojnë nga amnistia”, tha Mara. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe anëtari Hyseni, duke i drejtuar pyetjen Gjonajt se pse ndjekja penale nuk është në amnisti. Fino nga ana tjetër tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. “Është hera e parë që në amnisti nuk është përfshirë ndjekja penale. Edhe në amnistinë e 2016 ishte ndjekja penale, tani ka ndryshuar dhe po disa njerëz që janë në këtë tavolinë e kanë miratuar këtë amnisti dhe sot, pa ndjekjen penale po e miratojnë”, tha Fino. Por, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se do përfitojnë veprat që nuk përbëjnë rrezikshmëri në shoqëri.

“Ishte një punë e gjatë dhe e mirëmenduar. Amnistinë do e përfitojnë të dënuarit, veprat e të cilëve nuk përbëjnë rrezikshmëri në shoqëri”, tha Gjonaj. Ndërsa Spartak Braho nga ana tjetër pasi përshëndeti projektligjin, por nuk kurseu sugjerimet. “Padyshim që ligji duhet përshëndetur. Jam pro këtij projektligji, por nuk mund të vijojnë në burg gratë që kanë edhe 1 vit dënim. Ato duhet të shkojnë në shtëpi. Nuk mund të qëndrojë në burg akoma një i mitur. Këta duhet të dalin, duhet të përfitojnë nga amnistia”, tha Braho. Ndërsa Gjonaj tha se projektligji niset nga veprat penale. “Nuk amnistohen persona, por vepra penale. Ne jemi bazuar tek rrezikshmëria e veprave, që kemi arritur në këtë përfundim”, iu përgjigj Gjonaj. Vonesa e miratimit të amnistisë nuk u harrua si pyetje, ndërsa Adriatik Alimadhi i kërkoi shpjegim. “Në fakt amnistia nuk parashikon afat. Vërtet thuhet në rast festash, por për shkak të tërmetit u detyruam të shtyjmë kohën”, tha ministrja./ORNELA ÇELPICA

Share214Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In