• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zëri i Amerikës: Vaksinat, një hap i rëndësishëm drejt garantimit të mbrojtjes kundër virusit

20/11/2020
in Aktualitet, Bota
A A
BE siguron 405 milionë doza vaksine nga firma gjermane “CureVac”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania Pfizer njoftoi të premten se ka aplikuar tek entet rregullatore shëndetësorë amerikane për të marrë autorizimin për përdorim emergjent të vaksinës së saj kundër COVID-19, një hap i rëndësishëm drejt garantimit të mbrojtjes kundër koronavirusit.

Aplikimi në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) vjen vetëm disa ditë pasi kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech raportuan rezultatet e provës përfundimtare që tregonin se vaksina ishte 95 për qind efektive në parandalimin e COVID-19-s dhe pa efekte të mëdha anësore.

Aksionet e Pfizer u rritën me 2 për qind dhe ato të BioNTech me 5 për qind pas njoftimit të lajmit se vaksina mund të jetë në dispozicion së shpejti, duke rritur shpresat për fundin e një pandemie që ka marrë më shumë se një çerek milioni jetë në Shtetet e Bashkuara dhe mbi 1.3 milionë në të gjithë botën.

Kompanitë presin që miratimi nga autoritetet të jepet në mes të dhjetorit dhe ato do të fillojnë pothuajse menjëherë shpërndarjen e dozave. Pfizer ka thënë se pret të prodhojë rreth 50 milionë doza vaksinash këtë vit, të mjaftueshme për të mbrojtur 25 milionë njerëz.

Një komitet këshillimor i FDA-së planifikon të takohet paraprakisht mes datave 8 deri më 10 dhjetor për të diskutuar rreth vaksinës, një burim që ka dijeni mbi situatën, i tha agjencisë Reuters, duke shtuar se datat edhe mund të ndryshojnë.

Të dhënat e provës përfundimtare treguan se vaksina siguronte një nivel të njëjtë mbrojtjeje mes moshave të ndryshme, një rezultat ky inkurajues pasi sëmundja dëmton në një nivel më të lartë të moshuarit dhe anëtarët e komuniteteve pakicë./VOA

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In