• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zëri i Amerikës: Shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë në Kosovë

08/02/2022
in Aktualitet, Diaspora
A A
Zëri i Amerikës: Shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë në Kosovë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Rregullatorit të energjisë në Kosovë vendosi të martën rritjen e çmimit të energjisë elektrike në një vendim që nxiti reagime të ashpra të opozitës.

Nga data 9 shkurt do të zbatohen tarifa të reja për energjinë elektrike për konsumatorët shtëpiakë, që do të mbeten në fuqi deri në muajin mars të vitit 2023.

“Deri në 800 kilovatorë nuk do të ketë rritje, do të përfitojnë 100 për qind e konsumatorëve. Gjithë konsumatorët edhe ata që konsumojnë mbi 800 kilovatë, blloku deri 800 kilovatë do të faturohen me tarifat ekzistuese pa rritje, ndërsa për diferencën mbi 800, do të faturohen me tarifën e natës ose tarifën e ultë rreth 6 centë dhe tarifën e lartë ose tarifën e ditës, që është rreth 12 centë”, tha kryesuesi i Bordit të drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu.

Në fillim të këtij viti Zyra e Rregullatorit të energjisë propozoi tri lloj tarifash për konsumatorët duke filluar nga 600 kilovatorë energji elektrike, por përgjatë debateve gjërat ndryshuan.

Kryesuesi i Bordit të drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, tha se ky çmim është vendosur edhe në bazë të mbështetjes së qeverisë së Kosovës e cila ka zotuar rreth 100 milionë euro, për të zbutur pasojat e ngritjes së çmimit.

Vendimi u kundërshtua menjëherë nga partitë opozitare në parlamentin e Kosovës të cilët kërkuan shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe miratimin e një rezolute kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Nisma nuk u mbështet nga deputetë të shumicës.

“Vendimi i sotëm i Zyrës së Rregullatorit të energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike do të rrisë edhe më shumë kërkesat dhe ambiciet e qytetarëve për ta lëshuar Republikën e Kosovës. Pra, jeta po bëhet e papërballueshme. Mos angazhimi i qeverisë, jokompetenca e tyre, mosangazhimi i kryeministrit e ka vështirësuar dhe e ka pru Republikën tonë në një pozitë tepër të rëndë”, tha shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

“Ky vendim i kamufluar nëpërmjet ZRRE-së (Zyrës së Rregullatorit të energjisë) vendim i qeverisë parasheh që çdo shpenzim mbi 800 kilovatorë qytetarët e Kosovës do të paguajnë tarifat e shtrenjta nga 6. 75 centë sa është sot në 12.5 centë pothuajse dyfish më shtrenjtë ndërkaq tarifën e lirë nga 2.98 centë sa është sot në saktësisht 5.9 centë pra rreth 104 për qind më shtrenjtë. Ndryshimet simbolike të ZRRE-së të diktuara nga qeveria Kurti injorojnë në arrogancë brengat e qytetarëve. Këto brenga janë shtruar që nga dita e parë e paralajmërimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Opozita tha se ka filluar procedurat për një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit dhe paralajmëroi mundësinë që çështjen ta dërgojnë edhe në gjykatë.

Autoriteti rregullator i energjisë thotë se rritja e çmimit është e pashmangshme për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike që importon Kosova, për të mbuluar mungesat. Qeveria e Kosovës është zotuar të ndajë 90 milionë euro si mbështetje për të zbutur rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Qeveria thotë se rritje të çmimit do të ketë vetëm për sasinë e importuar dhe jo atë që prodhohet në vend dhe se aktualisht mundësitë e Kosovës janë të vogla për të mbuluar kërkesën e madhe të konsumit.

Kosova këtë dimër është detyruar të importojë deri në 40 për qind të energjisë elektrike për shkak të mungesës së prodhimit të mjaftueshëm vendas për të mbuluar kërkesat në rritje.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In