• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Zëri i Amerikës: Cili do të jetë vendi i parë që do t’i njohë talebanët?

21/08/2021
in Bota
A A
Zëri i Amerikës: Cili do të jetë vendi i parë që do t’i njohë talebanët?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur ka kaluar më pak se një javë që kur talebanët hynë në Kabul, vendet e ndryshme kanë nisur të marrin në konsideratë pyetjen e mprehtë: kur dhe nëse duhet ta njohin grupin islamik si forcë qeverisëse legjitime e Afganistanit.

Si një grup i shpallur si terrorist nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1999, talebanët kanë qenë të padëshiruar për më shumë se dy dekada.

Kur talebanët dolën nga hiri i luftës së dështuar gati 10-vjeçare të Bashkimit Sovjetik në Afganistan dhe u ngjitën në pushtet, në mesin e viteve 1990, vetëm tre vende e njohën zyrtarisht kontrollin e tyre mbi vendin, Pakistani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërsa disa vende tashmë po diskutojnë rreth rreziqeve dhe përfitimeve që sjell njohja e këtij grupimi, ka pak gjasa që ata të nxitojnë për të marrë një vendim të tillë dhe mund të presin vendet e tjera përpara se të vendosin vetë.

Këtë javë Departamenti Amerikan i Shtetit vuri në dukje se “nuk ka pasur një transferim zyrtar të pushtetit” në Afganistan dhe ka shmangur përgjigjen ndaj pyetjes se kë njeh SHBA si forcë qeverisëse të vendit.

Vende si Rusia dhe Kina po shtojnë vëmendjen tek vakumi i krijuar mbi sigurinë rajonale për shkak të tërheqjes së SHBA-së e ka më shumë gjasa që t’i njohin talebanët, si një mënyrë për të zgjeruar ndikimin e tyre.

“Ndërsa anëtarët perëndimorë të Këshillit të Sigurimit po përqëndrohen në çështje si të drejtat e grave, Rusia është më e interesuar në sigurinë rajonale dhe tregtinë e drogës”, tha Drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave pranë OKB-së, Richard Gowan.

“Kina dhe Rusia kanë arsye të forta për të qenë pragmatiste në trajtimin e talebanëve, duke pasur parasysh shqetësimet e tyre të drejpërdrejta rajonale”.

“Nuk ka arsye për panik”, tha ambasadori rus në OKB, Vasili Nebenzia, gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit më 16 gusht, një ditë pasi talebanët pushtuan Kabulin. Ai tha se ambasada e Moskës në Kabul do të vazhdojë të funksionojë si zakonisht.

“Sa i përket hapave të mëtejshëm zyrtarë në lidhje me talebanët, ne do t’i përcaktojmë ato duke u nisur nga zhvillimet konkrete dhe veprimet specifike të talebanëve”, tha i dërguari i Rusisë në OKB.

Kohët e fundit Kina priti nëntë udhëheqës talebanë në qytetin verior të Tianjinit dhe të enjten i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “inkurajojë dhe t’i orientojë” talebanët në një drejtim pozitiv, në vend që të ushtrojë më shumë presion.

Pakistani, i cili ka qenë prej kohësh një strehë e sigurt për grupin, tha se po bënte “përpjekje aktive” për të nxitur një zgjidhje gjithëpërfshirëse politike në Afganistan.

Disa kombe perëndimore gjithashtu mund të ndërmarrin një qasje në grup lidhur me çështjen e njohjes. Javën e ardhshme, përfaqësues të Grupit të Shtatëshes, do të takohen për të diskutuar rreth këtyre zhvillimeve. Udhëheqësit mund të bien dakord për një listë kriteresh që talebanët do të duhet të zbatojnë përpara se ata të shqyrtojnë mundësinë e njohjes së tyre diplomatike./voa

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In