• Kontakt
Monday, June 30, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Zëri dhe zemra e butë e saj u përjetësua si një shkëlqim në artin tonë skenik! Një vit pa aktoren brilante Mimika Luca

22/02/2024
in Nostalgji
A A
Zëri dhe zemra e butë e saj u përjetësua si një shkëlqim në artin tonë skenik! Një vit pa aktoren brilante Mimika Luca
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Albert Vataj

Një vit më parë, më 21 shkurt 2023, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, Mimika Luca, duke lënë pas një emër të skalitur me pasion dhe përkushtim në panteonin e artit tonë skenik.

Do të shuhej edhe një tjetër shkëndi në llamburitjen e qiellit, ku një plejadë e tërë regjisorësh, aktorësh, skenaristësh, kineastësh, kostumografësh, fotografësh, etj., etj., me punën dhe sakrificat e tyre, dëshmuan se kishin ardhur për të ndërtuar tempullin e kinematografisë shqiptare, të asaj tradite që mbeti sprovë e kurajës dhe besimit, një thesar në kujtesën e gjeneratave dhe faqe në historinë e artit shqiptar.

Mimika Luca, ju dha amshimit, ashtu paqësisht siç ishte krejtkund prania, zëri dhe shpirtja e saj u gjegj duke mëkuar, më shumë se aktoren, nanën, vetë lartësimin e atij hyjnimi, ku çdo grua shenjtërisht ngjitet për t’u shndërruar në një yll të shkëlqimshëm.

Ajo nuk do të mund të vijë më, si herë të tjera të festojë ditëlindjet, apo kremtet e zëshme të një zemre nëne, në Fish City, aty ku djali i saj, Gjergji, ka shndërruar kufomën e një të shkuare zezonash, në një mrekulli të sipërmarrjes. Ajo mungon prej një viti shkallëve të pallatit ku ajo jetonte. Nuk është më çapitja e atyre hapave të lehte dhe kumbimi i butë i atij zëri, që ngrohu shpirtje dhe përtërini përjetime te të gjithë ata që ishin çdoditshmëria e saj.

Kinematografia shqiptare, ajo sprovë e vullneteve dhe pasionit për të bërë më të mirën në një kohë kufizimesh dhe mbikëqyrjes së censorëve komunistë, pamundësishë të pa

Mimika Luca është tashmë një vepër dhe vlerë në kujtesë, është e gjallë në rolet që ajo përjetësoi përkushtimin, është sërish te filmat, “Detyrë e posaçme” (1963), “Kryengritje në pallat” (1972). Ende nuk mund të harrohet Laja në filmin “Kur hidheshin themelet” – (1978), nëna e Anës te “Në shtëpinë tonë” – (1979), Drita në “Zambakët e Bardhë” – (1983), drejtoresha e shkollës në “Nxënësit e klasës sime” (1984), edukatorja te “Taulanti kërkon një motër” – (1984). Spikat Mimika Luca me delikatësën e një nëne të ve dhe në merak për Alberin, në komedinë “Shi në plazh” – (1984), shkruar Teodor Laço, me regji të Gëzim Kame dhe muzikë të Aleksander Lalo.

Sërish me rolin e nënës ajo solli shpirtjen e saj të thellë në filmin, “Të shoh në sy” (1985), nëna e Marigosë në komedinë legjendare, “Përrallë nga e kaluara” – (1987), nëna e Etlevës në “Treni niset më shtatë pa pesë” – (1988). Për të mbetur e tillë, Mimika e madhe e bukurisë dhe brishtësisë së një shpirti, te Shega në filmin “Rrethimi i vogël” – (1986), Leni, bashkëshortja e Iliazit, “Botë e padukshme” – (1987), “Viktimat e Tivarit” (1996).

Rolet që ajo luajti ndoshta nuk ishin role të mëdha, por zemra e sajë e madhe i dha zemër çdo nëne që ajo solli në jetë, identitet çdo personazhi që ajo e veshi me pasion dhe përkushtim, duke dëshmuar se një aktore e madhe mund ta tregojë madhështinë e talentit të vet edhe në role të vogla.

Mimika ishte një prej atyre aktoreve të kinematografisë shqiptare, e cila nguliti në celuloid dhe memorien një vetvete të patëdytë, një integritet të mbujtur me ambicie dhe përkushtim. Ishte dhe mbeti unike, duke qenë e favorizuar edhe nga karakteri dhe personaliteti, nga butësia dhe brishtësia, nga zëri dhe shprehia e saj e fytyrës. Ishin këto veçanti që i garantuan asaj një vend të privilegjuar në filmin shqiptar, në jetësimin e gjallë që ajo u dha personazheve që ju besuan.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In