• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhet kërkesa për SHBA-BE mbi mandatin e Dvoranit: Goditje nokdauni për planin e Metës për të futur në Kushtetuese të skualifikuarit! 7 anëtarë të KLGJ i japin “grushtin” e fundit

16/05/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Juristja e njohur nxjerr skenarin e ‘errët’ të Ilir Metës: Ju tregoj çfarë fshihet pas sulmeve ndaj Ardian Dvoranit
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen debatet në Këshillin e Lartë Gjyqësor sa i takon luftës së presidentit Ilir Meta me gjyqtarin Ardian Dvorani. KLGJ vendosi që të kërkojë ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë gjë që solli shumë reagime dhe të vet presidentit, i cili ishte i pakënaqur. Por si u arrit në këtë vendim? Kush ishte iniciatori dhe si u ndanë votat? Gazeta ka siguruar procesverbalin e datës 5 maj, ku dhe u vendos që të kërkohej ndihma e misioneve Euralius dhe OPDAT.

Ai që e hodhi si ide ishte anëtari Erjon Muharremaj. “Duke qenë se në lidhje me qëndrimin në detyrë të anëtarit të Gjykatës së Lartë, referuar praktikës së mëparshme të KLGJ, kur kemi kërkua opinion edhe nga dy partnerët strategjikë të SHBA dhe BE, gjykoj që të kërkojmë një opinion edhe prej tyre në lidhje me këtë çështje siç kemi vepruar edhe në rastin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Tiranë”, tha anëtari Muharremaj. Por deklarata e tij duket se ka shkaktuar debate. Një prej anëtarëve ka kërkuar arsyen se përse duhet ndihma e SHBA-BE dhe kush është problemi ligjor që duhet asistencë. Zoti Muharremaj ka zbardhur dhe detajet më pas. “Propozimi im kishte të bënte me pikën 5 të nenit 136 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Konkretisht: Gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit. Pra a konsiderohet i emëruar pasardhësi në rastin konkret me emërimet që janë bërë në Gjykatën e Lartë”, tha ai. Sipas burimeve edhe në shkresën drejtuar Euralius dhe OPDAT është kërkuar një interpretim i nenit 136 dhe është kërkuar mendim nëse 3 anëtarët tashmë të emëruar në Gjykatën e Lartë e kanë zëvendësuar Dvoranin apo vendi i tij quhet i lirë.

Presidenti mendon se vakanca e Dvoranit është plotësuar, por Gjykata e Lartë mendon të kundërtën. Në fund kërkesa u hodh në votim dhe ata që votuan pro ishin: Maksim Qoku; Dritan Hallunaj; Ilir Toska; Erjon Muharremaj; Brikena Ukperaj; Medi Bici dhe Nureda Llagami. Ndërsa emrat që votuan kundër asistencës nga SHBA e BE janë: Brunilda Kadi, Alban Toro; Fatmira Luli; Marçela Shehu. Goditje ndaj presidentit ka pasur edhe sa i takon kërkesës së Dvoranit. Ky i fundit ka kërkuar nga KLGJ që t’i vihet në dispozicion e gjithë praktika e emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe shumica e anëtarëve votuan që t’i vihet në dispozicion.

Plani i presidentit

Çfarë fshihet pas luftës së presidentit për të larguar Dvoranin? Pse po këmbëngul kaq shumë Meta? Gazeta ka mësuar se të gjitha bëhet për shkak se Meta po tenton të emërojë dy të besuarit e tij në Kushtetuese. Presidenti ka dërguar dy lista, njëra me 8 dhe njëra me 10 anëtarë, të cilët kandidojnë për dy vende vakante. KED ka punuar këto kohë me dosjet e secilit dhe shumë shpejt nis procesi i përzgjedhjes së emrave finalë. Por lepuri fle diku tjetër. Në të dyja listat që ka dërguar presidenti, janë 4 emra të cilët janë skualifikuar në kandidimet e mëparshme për në Kushtetuese. Ata shfaqën interes dhe te vakancat e shpallura më herët nga presidenti, por KED i s’kualifikoi për arsye nga më të ndryshmet, ku nuk munguan dhe problemet me pasurinë. Madje për një prej tyre presidenti i dërgoi dhe letër Dvoranit duke u ankuar. Pra frika e presidentit është se me Dvoranin në krye të KED, ky organ do i përjashtojë sërish emrat në fjalë, pasi nuk mund të kemi dy standarde për të njëjtët njerëz. Shpresa e tij është se me largimin e Dvoranit drejtimin e merr Vitore Tusha dhe duke qenë se ajo gëzon simpatinë e presidentit, mund të ndikojë që emrat e skualifikuar më herët të kalojë në fazën finale. Por futja në lojë e ndërkombëtarëve duket se i ka prerë shpresat presidentit për këtë skenar.Sot/Kliti Topalli

Share302Tweet175


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In