• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

William Ainger Wigram: Shqiptarët ndihen sipërorë, por nuk përbuzin askënd për shkak të fesë

25/12/2022
in Histori
A A
William Ainger Wigram: Shqiptarët ndihen sipërorë, por nuk përbuzin askënd për shkak të fesë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në botën perëndimore indeferenca e shqiptarëve ndaj fesë merrej si diçka e mirëqenë.

Përshkrimet e atyre që ishin të familjarizuar me shqiptarët vetëm sa provonin këtë, shkruan shqip.info.

William Ainger Wigram (1872-1953), një prift anglez që udhëtonte shpesh në Lindje, ka dhënë një kronikë interesante për shqiptarët.

Si studiues i kishës asiriane, ai do të ndërmerrte udhëtime të vazhdueshme misionare, të cilat do t’i shërbenin për librin e tij të ardhshëm ‘Djepi i njerëzimit; jeta në Kurdistanin lindor’ (1914).

krAi do të përshkonte edhe qytetin e Mosulit pikërisht atëherë kur Perandoria Osmane po i jepte grahmat e fundit.

Në këtë kohë vali i qytetit të Mosulit ishte Tahir Pasha, një shqiptar që kishte shërbyer një jetë të tërë në administratën e shtetit osmane.

Përshtypjet e para të priftit anglez qenë të miradijshme për valin shqiptar, të cilin e përshkruan si ‘burrë të mirë’.

«Tahir Pasha ishte me gj.ak shqiptar, edhe pse ai ishte thinjur në shërbim të Sulltanit, dhe sigurisht se asnjëherë nuk i kishte parë malet e tij që nga fëmijëria. Megjithatë, ‘njëherë arnaut, gjithmonë një arnaut’, dhe si rregull i përgjithshëm, burrat e këtij populli të mahnitshëm janë zyrtarët më të mirë osmanë; veçanarisht në vendet ku detyra e tyre është ruajtja e një baraspeshe të barabartë mes popujve të ndryshëm krishterë dhe myslimanë».

Prifti i Kishës anglikane mbresohet po kaq edhe nga mirësjellja e shqiptarëve ndaj të krishterëve, edhe pse në vete ndrynin një ndjesi sipranie ndaj popujve të tjerë.

«Është e pamundur për një arnaut të përçmojë të gjithë krishterët për shkak të fesë së tyre; për shkak se një pjesë e madhe e popullit të tyre janë të këtij besimi, dhe është një aksiomë që secili arnaut ndihet sipëror ndaj cilido burr tjetër. Duke qenë kështu, ai mund të përbuzë të gjithë vartësit e tij barabartësisht (dhe me gjasmë shpesh bën kështu”, por të paktën ai nuk përbuz vetëm një lloj, dhe gjithmonë ka mundësi që ai të sjell drejtësi mes tyre». © Salih Mehmeti | shqip.info

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

05/08/2025
Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In