• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vuçiç ngre tonet: Të tërhiqen të gjitha trupat nga veriu i Kosovës, pastaj bisedojmë

21/09/2021
in Aktualitet, Diaspora
A A
Vuçiç ngre tonet: Të tërhiqen të gjitha trupat nga veriu i Kosovës, pastaj bisedojmë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Vuçiç ka deklaruar se Serbia kërkon tërheqjen e të gjitha trupave që po qëndrojnë në veri të Kosovës si dhe një përgjigje urgjente nga BE -ja për situatën.

Vuçiç tha se ai e mori një propozim për zgjidhjen e situatës në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak dje, por se e refuzoi atë propozim, duke e quajtur poshtërues për Serbinë.

Në fillim të fjalimit të tij para publikut, Vuçiç foli për situatën në ushtrinë serbe, si dhe në Ministrinë e Brendshme.

Kreu serb tha se ndër tjerash u analizua armatimi i ushtrisë dhe policisë. Vuçiç e quajti aksion kriminal, pozicionimin e forcave speciale policore në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për ta mbikëqyrur zbatimin e vendimit të fundit të Qeverisë për reciprocitetin në çështjen e targave të automjeteve.

“Diskutuam për situatën në Kosovë, veçanërisht pas aksionit kriminal të Prishtinës dhe inkursionit të gjashtë në veri të Kosovës dhe Metohisë, me përdorimin e automjeteve të blinduara, armëve të gjata dhe ngacmime të qytetarëve.

Ne kemi arritur në përfundime, Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së plotë për serbët në Kosovë dhe Metohi. Ne i konsiderojmë të papërshtatshme deklaratat në të cilat Beogradi dhe Prishtina barazohen.

Serbia dëshiron ta vazhdojë dialogun, por nuk dëshiron të pranojë marrëveshje nga veprimet kriminale”, tha deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se këtë mëngjes bisedoi me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore, ambasadorët e Quintit se si duhet të duket një “zgjidhje kompromisi” për këtë çështje, duke theksuar se mori një propozim “të papranueshëm”.

“Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është kompromis, por një zgjidhje që do ta poshtëronte Serbinë. Është një zgjidhje me të cilën 70% e asaj që shqiptarët kishin ndërmend të bënin në vijën administrative, ata do ta harronin, por do të prezantonin 20/30 përqind të masave.

Kam marrë pëlqimin e Këshillit për refuzim. Unë e refuzova sepse jam lodhur nga politika e aktit të përfunduar dhe ju nuk mund të flisni kështu me Serbinë”, tha Vuçiç.

Ai po tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi u pajtua që të kërkohet një përgjigje urgjente nga BE-ja, për t’iu kërkuar, ndër tjerash, edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi morën pjesë ministrat Nebojsha Stefanoviç, Aleksandar Vulin, si dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç dhe kretori i BIA-s, Bratislav Gasiç.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In